Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u ekzekutuan 3 terroristë serbë.
‘Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk kemi pasur kontroll efektivët.
Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi. Që ne t’ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje.
Ai shton se serbët u ngujuan në Manastir pasi ishin 2 djem të plagosur dhe kërkonin ndihmë.
“Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e shqiptare dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesioniste. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri.
Ata kanë shkuar në Manastir janë shkuar se kanë pasur 2 djem të vegjël të plagosur dhe kanë dashur t’i ndihmojnë, t’u japin ndihmë. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në 99 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë.
Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.
Shikoni me cfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtaret i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Wagner… kanë treguar një incizim nga Nagori Karabak.
Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptar t’ja vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti. ”- thotë Vuçiç