• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vuçiç ngre alarmin: Është gjetur sasi e madhe eksplozivi pranë tubacionit të gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
in Diaspora

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se është gjetur një lëndë plasëse “me fuqi të madhe shkatërruese” gjatë një hetimi rreth kërcënimeve ndaj infrastrukturës së gazit në afërsi të kufirit me Hungarinë.

Vuçiç theksoi se e ka njoftuar për këtë kryeministrin hungarez, Viktor Orban, përmes një bisede telefonike.

“Ia paraqita atij rezultatet e para të hetimit nga autoritetet tona ushtarake dhe policore në lidhje me kërcënimin ndaj infrastrukturës kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”, shkroi Vuçiq në Instagram të dielën.

LEXO EDHE:
Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria: I dha Serbisë të dhëna sensitive
Orban tregoi më vonë se ishte njoftuar nga Vuçiçi për këtë.

Kryeministri hungarez, i cili është aleat i Vuçiqit, tha në një postim në Facebook se “autoritetet serbe kanë gjetur eksplozivë shkatërrues dhe pajisjet e nevojshme për aktivizim në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”.

Vuçiç shtoi se përveç eksplozivit, u gjetën edhe fitila për aktivizimin e tij.

Ai nënvizoi më pas në Beograd, gjatë një vizite në vendin e ndërtimit për ekspozitën Expo, se jo shumë larg vendbanimit Velebit në Vojvodinën veriore, disa qindra metra nga tubacioni i gazit Balkan Stream, u gjetën në dy çanta shpine dy pako të mëdha me eksplozivë me fitil.

“Ato mund të kishin rrezikuar një numër të madh njerëzish dhe të kishin shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me gaz të Serbisë dhe Hungarisë”, tha ai.

“Kemi të dhëna dhe një hetim është duke u zhvilluar. Sapo mbarova bisedën me Viktor Orbanin. Është e qartë se lojërat gjeopolitike nuk do të na lënë rehat”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se agjencitë e inteligjencës së Serbisë “bënë një punë të mirë”.

“Mendojmë se e dimë se cilit grup i përkasin individët që supozohej të ndërmerrnin hapin e fundit në aktivizimin e eksplozivëve. Qëllimi ishte të dërgohej një mesazh politik. Do ta ndëshkojmë rëndë këdo që kapim”, tha Vuçiç.

Portali hungarez Index raportoi se Orban ka planifikuar një takim të Këshillit të Mbrojtjes për të dielën pasdite për shkak të eksplozivit të gjetur pranë një tubacioni gazi në Serbi.

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) njoftoi më parë se policia dhe ushtria po kontrollonin zonën në veri të Serbisë në komunën e Kanjizhës, rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga kufiri me Hungarinë.

Sipas RTS-së, kërkimi po kryhej nga toka, me kontroll dhe koordinim nga ajri, dhe se helikopterët po fluturonin mbi zonën. Janë përdorur dronë, qen nuhatës, pajisje për imazhe termike dhe pajisje të tjera, si dhe ekipe kundërsabotimi.

RTS deklaroi se kontrolli po kryhej me miratimin e Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Suboticë.

Autoritetet kompetente ende nuk kanë publikuar informacione rreth veprimit të forcave të sigurisë në veri të Serbisë.

Më 19 mars, pjesëtarët e ushtrisë serbe filluan rritjen e sigurisë në stacionin e kompresorëve në Zhabar, në Serbinë lindore, në tubacionin e gazit Balkan Stream që transporton gazin rus nga Turqia në Hungari.

Kjo erdhi pasi Vuçiç njoftoi se objekti do të ruhej nga ushtria për arsye sigurie për shkak të situatës në Lindjen e Mesme./ REL

Next Post

Bëjnë çmos të mbulojnë punët e Shqipërisë me ziftin e dëshpërimit të tyre! Kryeministri: Do kemi lajme reale që do i bëjnë për ilaçe shpifsit për procesin e integrimit në BE

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian: Shqipëria, përparim të paprecedentë në negociata! Shkuan nga zero, në hapjen e të gjithë kapitujve në pak më shumë se 1 vit

Tragjedi e rëndë në Mesdhe! Mbytet varka me emigrantë pranë Libisë: 80 persona të zhdukur e 32 të shpëtuar

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved