Ashtu sikurse ndodh shpeshherë në takimet me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të hedhë foto me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Instagram. Ndërkohë, Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka ndarë një foto ku duket në shoqëri të Ramës bazë lumit Sava.
Ka qenë vetë Vuçiç, i cili ka publikuar një foto me kryeministrin shqiptar në rrjetet sociale, duke thënë se ndihet krenar për miqësinë që kanë krijuar me Shqipërinë përgjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, – shkruan Vuçiç në Instagram.
Rama po qëndron në Beograd, pasi mori pjesë në panairin e zhvilluar këto ditë, në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur”.