Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke shtruar darkë për mysafirët e Samitit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” në ndërtesën e presidencës së tij.
“Jam i nderuar që sonte në Beogradin tonë të bukur pata rastin të pres miq të dashur të Serbisë dhe Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Vuçiç në Instagram, teksa ka postuar fotografi me të ftuarit.
Prezent janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski.
Po ashtu, në foto shihen kryediplomati turk Mevlut Çavuşoğlu dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës Hercegovinës, Zoran Tegeltija.