Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një aktivitet në qytetin e Elbasanit, në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al.
Sipas Ramës kjo është platforma e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.
Në këtë takim ndër të tjera Rama foli dhe për heqjen e vulës apostile nga Greqia dhe tha se kjo është një fitim për xhepat e emigrantëve shqiptarë.
“Kjo vulë ishte për çdo vit një barrë prej 6.7 milion euro nga puna dhe gjaku i emigrantëve dhe tani do të kursehen. Ne këtë e arritëm pas një procesi shumë të gjatë bisedimesh. Hoqëm 6.7 milion euro nga arka e burokracisë greke, dhe i vendosëm në arkën e xhepave të shqiptarëve”, deklaroi Rama.