Pasi u zbulua së fundmi se agjentja e futbollit, modelja dhe prezantuesja Wanda Nara, ishte shtruar në një spital në Buenos Aires për diçka ‘serioze’, tashmë po thuhet se gruaja e Mauro Icardit është diagnostikuar me leuçemi.
Jorge Lanata në emisionin e tij në “Radio Mitre” pohoi se disa burime pranë Wanda Narës i kanë konfirmuar se ajo vuan nga leuçemia. Të mërkurën mbrëma, Nara u dërgua në një qendër mjekësore, pasi ndjeu dhimbje të forta në stomak.
Pas kësaj, mjekët vendosën se gjëja më e mirë për të bërë ishte kryerja e të gjitha analizave të nevojshme. Më pas, të premten, mediat lokale raportuan se Wanda Nara ishte transferuar në “Sanatorio de Los Arcos”, në Buenos Aires.