Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka bërë dy emërime të rëndësishme në institucionin që drejton. Xhafaj ka emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Anila Trimin, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm i MB është emëruar Dritan Palnikaj.
Urdhri i Ministrit të Brendshëm për kot emërime mban datën 29 mars 2018. Anila Trimi zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.
Që prej Tetorit të vitit 2017, Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ushtron veprimtarinë ndaj strukturave, si: Policia e Shtetit, Garda e Republikës, PMNZSH-së (zjarrfikëset)
Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.