Dhimitraq Paskali, xhaxhai i Blerta Josifit, që i shpëtoi vetëf.lijimit ka nxjerrë sot detaje të reja për ngjarjen e rëndë.
Në një intervistë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, ai tha se pavarësisht faktit se kishte tentuar që të pyeste mbesën e tij për personat me kostum serioz të zinj që hynin në banesën e saj, kjo e fundit ka refuzuar që të flasë.
Po ashtu ai tha se ka dyshime të forta se Blerta ishte porositur nga nëna e saj edhe për ceremoninë mortore, pasi i kishte lënë amanet që t’i vendosnin Zhanetës dhe Anisës trëndafila të bardhë dhe të kuq te varri.
“Për atë shqetësohem. Nuk flet për ata ajo. Nuk i zë në gojë ata. Deri sa është lyer trupi i vajzës me parafinë, dikush e ka dhënë këtë mësim.
Ajo më porosit që varrimi të bëhet i rregullt dhe më tha; do t’i vësh trëndafila të kuq e të bardhë. Këtë detyrë do e ketë marrë nga nëna e saj. Këtë porosi si ka nga vetja.”, tha xhaxhai.