Deputeti Nard Ndoka nuk ka të ndalur me akuzat e tij, për ligjvënësit e parlamentit që janë dhe kolegët e tij. Ai së fundi ka shprehur indinjatën se, pas kriminelëve, deputet janë bërë edhe disa persona me prirje të ndryshme seksuale.
Ndoka e sheh të pakonceptueshme, që parlamenti pasi u pastrua nga kriminelët, të futen homoseksualët. Ky pretendim i deputetit edhe pse i paplotësuar logjikisht dhe i pa faktuar, tregon se Nardi se ka iden se ku punon dhe duhet të flasi si deputet europian dhe jo si përfaqësues i ISIS.
Mos vallë Nardi ka patur ndonjë ngacmim seksual ndaj është irrituar me homoseksualët e parlamentit, që emrat i’ua mban sekret.
Deklarata e Ndokës, mjaftoi që të bënte bujë në rrjetet sociale, ku një pjesë kanë nisur të aludojnë, cilët janë ligjvënësit homoseksual që përmendi kreu i PDK-së.
Sipas Ndokës: Homoseksualët në parlament mund t’i dallosh nga e folura dhe nga e ecura, japin shenja?
Ndërsa kur u pyet për pasurinë, Ndoka tha se është i pastër dhe 900 mijë eurot pasuri të tij, nuk ekzistonin.
Madje, 3 djemtë e tij që ndodhen në Maltë për studime, janë në punë njëkohësisht për t’u edukuar edhe nxjerr bukën e gojës vetë./Ekskluzive.al