• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Yanis Varoufakis: Donald Trump e ka tradhëtuar bazën e MAGA-s qysh nga dita e parë

April 1, 2026
in Bota, Debat

Nga Oli Dugmore, The New Statesman

Oli Dugmore: Vitin e kaluar, ndërsa reflektonit rreth 2025-ës, ju identifikuat tri përmbysje në sferën e politikës së jashtme, ku Donald Trump mund të vetëidentifikohej si fitimtar. Ju folët për fitoren e Rusisë në Ukrainë, siç ju e shihnit atëherë, folët për luftën tregëtare në lidhje me Kinën, si edhe për nënshtrimin e Europës në po atë luftë tregëtare. Do të doja t’iu ftoja të reflektonit në lidhje me këto vërejtje në kontekstin e sulmeve që po ndodhin tashmë kundër Iranit dhe si e kontekstualizoni atë që po ndodh këtu, në lidhje me Ttrump-in.

Yanis Varoufakis: Ajo çfarë thashë në dhjetor të 2025-ës, pak muaj më parë, ishte se leksionet e 2025 janë se Presidenti Xi i Kinës e fitoi luftën e tarifave me Trump-in, ndërsa ky i fundit fitoi luftën e tarifave me BE-në dhe Putini fitoi luftën e diskursit në lidhje me Ukrainën. Europianët nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me Ukrainën, kështu që narrativa e Putinit po triumfon të paktën në Jugun global dhe në SHBA nën Trump-in.

Trump ka lejuar që të kooptohet nga Izraeli. Argumenti ishte se Izraeli do të bombardonte Iranin dhe më pas Irani do të hakmerrej kundër SHBA-ve. Kështu që, meqenëse Izraeli do të shkelë ligjin ndërkombëtar, jemi të detyruar të hyjmë në luftë.

Suksesi i vetëm i Trump-it në mandatin e tij të parë ishte se nuk lejoi që të tërhiqej nga Netanyahu në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme, veçanërisht një kundër Iranit. Tani ai do të humbë gjithçka. Mendoj se projekti i tij politik ka marrë fund.

Ai e ka tradhëtuar bazën e tij elektorale të punëtorëve që mbështesin lëvizjen MAGA qysh nga dita e parë e presidencës. Nëse shihni “Big Beautiful Bill”, për shembull ishte një luftë klasash kundër bazës së tij të votuesve. Në fakt, ai i shkatërroi, por kjo nuk mjaftoi për të zhbërë projektin e tij sepse ai kishte oligarkët e teknologjisë në anën e tij. Kishte Uoll Stritin në anën e tij dhe mund të kryente akoma akte të tilla si rrëmbimi i Maduros, duke shfrytëzuar patriotizmin për të qetësuar një pjesës të bazës së tij elektorale.

Një mbështetës i Trump-it duhet të udhëtojë 100 milje për të shkuar e për t’u kthyer nga puna dhe thjesht nuk i del llogaria në fund të muajit. Nuk përballon dot as ushqimet. Ai do t’i humbasë shpejt këta njerëz, nëse nuk i ka humbur ndërkohë.

Ai është në gjendje të dhurojë spektakël si një perandor romak, të cilit i vjen lajmi nga Gjermania e sotme se legjionet e tij janë shfarosur nga Gotët. Ai shpall fitoren dhe mban një marshim triumfi në Romë. Mund ta bëjë këtë, por nuk ka për t’i funksionuar. Do të ketë fatin e George Ë. Bush: emri i tij do bëhet sinonim i një fiaskoje të madhe.

OD: A janë shtetet europiane bashkëpunëtore në këtë luftë?

YV: Oh, sigurisht që po. Nëse do ishit kundër kësaj lufte, a do ta lejonit Iranin të përdorte territorin tuaj për të luftuar kundër një shteti tjetër? Me siguri që jo.

Atëherë përse do ta lejonit SHBA që të zhvillojë një luftë për të cilën mendoni se do jetë shkatërrimtare ndaj interesit të vendit tuaj dhe Perëndimit dhe gjithë njerëzimit? E vetmja arsye do të ishte se nuk ekzistoni. Jeni produkt i imagjinatës. Keir Starmer është një kryeminsitër që thjesht nuk thotë dot ‘jo.’ Edhe po të kishte qenë një përfaqësues i zgjedhur i Donald Trump në vend të tij, do të sillej po njësoj. Ndoshta Starmer hedh vickla herë pas here, por ato nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.

OD: Nëse do përfaqësoja pozicionin e qeverisë në lidhje me këtë, do thosha se ata mund të kundërshtojnë dhe të thonë se ne kemi lejuar përdorimin e këtyre bazave vetëm operacione mbrojtjeje.

YV: Pra, kur aeroplanët bombardues ngrihen nga bazat britanike dhe vrasin fëmijë, kjo na qenka mbrojtje. Dakort.

OD: A mund të projektoni pasojat afatmesme, veçanërisht për Keir Starmer, dhe paaftësinë e tij për të kundërshtuar Trump-in në lidhje me këtë çështje?

YV: Nuk kemi një përgjigje për pyetjen se nga do të vijnë investimet për të prodhuar gjërat që do të përcaktojnë të ardhmen? Si për shembull, energjia e gjelbër, apo inteligjenca artificiale. Kinezët e kanë një përgjigje. Në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ne flasim për këto, por nuk bëjmë asgjë. I vetmi spektakël që kemi është ushtria.

Po marrin disa milionë nga ndihmat për shtetet e tjjera, që është një krim ndaj logjikës, sepse edhe një qindarkë mund të bëjë dallimin për jetën e dikujt.

Dhe po i kanalizojnë ato në flotën ajrore britanike, në kompani si Airbus e kështu me radhë. Është një gropë pa fund. Nëse nuk bëhet ajo që po bëjnë amerikanët, të merren borxh triliona dollarë dhe t’i jepen kompleksit industrial ushtarak, kjo nuk ka për të sjellë ndonjë rritje në Mbretërinë e Bashkuar apo në Bashkimin Europian.

OD: Më duket se ju kam dëgjuar të përdorni termin “proto fashizëm” kur flisni për atë që është duke ndodhur. A është Nigel Farage fashist?

YV: Nuk do t’i quaj as Trump e as Farage fashistë, por do të them se lëvizja është një lëvizje fashiste.

OD: Më tregoni si e kuptoni ju ndikimin e mundshëm ekonomik të luftës dhe si mund të reagojnë institucionet financiare?

YV: Shumë komentatorë shpresojnë që kjo luftë do të rezultojë e parëndësishme në afatin e mesëm. Por e gabohen. Banka e Anglisë, Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale po mendojnë të rrisin normat e interesit për t’iu përgjigjur asaj që ato e shohin si një prirje inflacioniste. Ky do të ishte një gabim katastrofik, sepse kur inflacioni shkaktohet nga rritja e kostove të energjisë, normat e interesit nuk kanë çfarë të bëjnë për ta ndalur rritjen e çmimeve. E vetmja gjë që mund të bëjnë është të shtypin ekonominë, të krijojnë një rritje të madhe të papunësisë dhe kështu të ulin inflacionin përmes këtij “çekani” të një recesioni të panevojshëm.

Prandaj shpresoj shumë që Banka e Anglisë të mos bëjë gabojë dhe të rrisë normat e interesit. Do të ishte neglizhencë e rëndë nëse do ta bënin. Nëse nuk gjejmë mënyra për të ulur normat e fitimit të korporatave të mëdha shumëkombëshe, të cilat po përfitojnë gjithnjë e më shumë fuqi tregu si rezultat i zhvillimeve të dekadave të fundit, atëherë nuk kemi çfarë të bëjmë për të frenuar inflacionin dhe për të parandaluar stagflacionin.

Ekziston gjithashtu një linjë mjaft e fortë argumenti këtu në Mbretërinë e Bashkuar që një nga zgjidhjet mund të jetë hapja e marrëveshjeve të reja të licencimit për nxjerrjen e lëndëve djegëse fosile në Detin e Veriut.

Janë pikërisht ata që gjithmonë kanë dashur ta shkatërrojnë planetin më shpejt për të mbushur xhepat e tyre. Kjo është thjesht një ide qesharake dhe e mjerueshme. Duhen rreth 15 vite që një zhvillim i ri të hyjë në funksion. Pra, kjo nuk është një zgjidhje afatshkurtër për një problem që është afatshkurtër ose afatmesëm.

OD: Përmende që të është ndaluar hyrja në Gjermani. A është ende në fuqi ai ndalim? Ke qenë që atëherë në Gjermani?

YV: Po, kam qenë. Dhe është shumë interesante se si ndodhi. U ftova nga drejtori ekzekutiv i BMW për të mbajtur një fjalim kryesor në BMW Foundation Berlin, ndërkohë që ndalimi ishte ende në fuqi. I falënderova shumë për këtë, por u kujtova që nuk më lejohej të hyja në Gjermani. Ata më thanë: “Jo, jo, mos u shqetëso për këtë. Nuk vlen për ne.” Dhe shkova, dhe askush nuk më preku.

Që atëherë i kam çuar në gjyq, duke sfiduar të drejtën e tyre për të mos më treguar arsyen e ndalimit. Dhe ja ku jemi: në mënyrë “mrekullisht” të rastësishme, seanca gjyqësore shtyhet çdo dy muaj, prej muajsh me radhë.

OD: Po përballeni me akuza për drogë në Greqi për shkak se ke folur në një podcast si ky për marrjen e një pilule gati 40 vite më parë. A ka prokuroria një çështje? A është e motivuar politikisht?

YV: Nuk është e motivuar politikisht, është thjesht qesharake. Kam një seancë gjyqësore më 16 dhjetor, për “propagandë të përdorimit të drogës”, sepse u thashë disa të rinjve se po, kam marrë një herë ekstazi 37 vite më parë në Sidnei, në një festë—ishte shumë argëtuese. Vallëzova si i çmendur. Pastaj më shkaktoi një migrenë të fortë dhe nuk e përdora më kurrë. Dhe më pas u thashë se nuk mund t’u tregoj çfarë të bëjnë. Gjëja e fundit që u duhet të rinjve është një 65-vjeçar që t’u thotë çfarë të bëjnë. Me shumë gjasë do bëjnë të kundërtën.

Pastaj departamenti i propagandës i një partie të djathtë—që e quajnë “Komisioni i së Vërtetës”—mori një fragment ku them që ishte argëtuese dhe e shpërndau kudo në rrjetet sociale. Dy orë më vonë, ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Policisë ishin në një panel televiziv duke kërkuar ndjekjen time penale.

OD: Meqë përmendët vallëzimin, a e dini që aktualisht po bëheni viral në Rusi?

YV: E kam parë videon. Nuk kam asnjë ide. Jetojmë në një botë që po ka gjithnjë e më pak kuptim. Jeta nuk ka vlerë nëse thjesht ndjekim rrugën e rezistencës më të vogël, që të çon drejt shkatërrimit të shpirtit. Nuk është aspak argëtuese. Jeta duhet të jetë argëtuese. Prandaj, të rezistosh do të thotë të ekzistosh.

Next Post

"Mandela" shqiptar për SPAK: Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!

Rama: Ka një sasi nafte jashtë radarëve të shtetit! Kompania publike do jetë furnizues në treg dhe përcaktues i rregullave të lojës

Katër astronautë nisen me Artemis II në udhëtimin historik rreth Hënës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved