Nga Durim Madhi
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “e ekspozuar” të Ylli Rakipit, u mbajt një temë për kullat që priten të ndërtohen në Tiranë, ku gazetari që nuk shkëlqeu kurrë në profesionin e tij, por vetëm për gjobat që vendos përmes ekranit, nisi të bëj një “analizë”, apo moral quajeni si të doni, se si duhet apo s’duhen ndërtuar kullat në Tiranë, kriteret, financimet… etj!
Dua të tregohem i sinqertë me ju: Sa herë e shoh Yllin në emision, më vjen ta rrëmbejë damixhanin e ta mbush një gotë, të shoqëruar me një meze modeste në qendër të tavolinës, që ma përgatit gruaja. Ylli që nuk shkëlqeu kurrë në gazetari, është miku më i mirë për cilindo që zgjedh të pijë vetëm në shtëpi, se ata që ja njohin “terezinë” asaj, e dinë fare mirë se vetëm nuk pihet!
Ndaj, me Yllin dhe “miqtë” e ftuar prej tij kalohet mirë… e kanë kthyer, njërin prej televizioneve më të ndjekur të shqiptarëve nga Top-i, ta quajnë të gjithë Tapë-Topi! Një nga studiot më prestigjioze në vend, në një pikë bastesh, ku drejtuesi duket i dehur keq, e flet sikur ka gojën plot me qofte e xaxiq. Për sqarim: Nuk kemi asgjë me mejhanet, e as me të dehurit, por gjithësecili në “habitatin e punën” e tij.
E meqë po flasim për të dehurin, është një shprehje e vjetër tiranase që thotë: Ç’ka barku e nxjerr bardhaku!
Kështu edhe unë, po ju tregoj një nga historitë më të famshme të ekspozuara të Yllit, që është ajo e kullës së tij në bash të vendit, në rrugën “Moskat”, shumë pranë Stadiumit “Selman Stermasi”, në Tiranë. Dikur qendër rinore, ambjentet u kthyen në redaksinë e gazetës “Albania” të themeluar prej Ylli Rakipit. Në ambjentet e gazetës vite më pas u ngrit një kullë 11 kate e lartë me ambjent parkimi nëntokësor, ku pronar i tokës dhe investitor i vetëm i kësaj kulle është vetë Rakipi.
Yll “juristi”, duhet tu shpjegojë fillimisht shqiptarëve, se si arriti të bëhej një kolonjar pronar me toka dhe saraje në Tiranë?!
Yll “ekonomisti”, duhet t’i sqarojë një për një shikuesit e Top-it, se ku e gjeti shumën e majme të parave për të ngritur karabinanë e kullës së tij, prej të cilës përfitoi vetëm nga “OSHEE”, mbi 2.3 milion euro për dhënien me qëra të ambjenteve të pallatit, për të mos folur për bizneset e mëdha që ndodhen prej vitesh aty?!
Yll “ambientalisti”, duhet të sqarojë opinionin publik, se pse janë prerë të gjitha pemët që ndodheshin përreth zonës ku është ndërtuar kulla e tij dhe pallati ka zaptuar të gjithë trotuarin, ku është e pamundur të kalohet, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, që jo pak herë u duhet të dalin në rrugë për të kaluar në krahun tjetër?! Për këtë, në kullën e Yllit, është “shpikur” një kalim sajesë nga ana e një biznesi, e cila të fut në market brenda, por të nxjerr dhe nga krahu tjetër i rrugës?!
Yll “analisti”, që e ka humbur prej vitesh shkëlqimin e tij, duhet t’i jap llogari ndjekësve në zbritje të Top-it, se pse u ka marrë “peng” kanalin e tyre televiziv!
Më poshtë shihni disa foto të kullës së gazetarit Ylli Rakipi/Tellalli.al