Ylli Rakipi ka pyetur Flamur Nokën lidhur me pretendimin e opozitës se shumë qytetarë nuk votuan dot, sepse mazhoranca u bleu kartat e identitetit dhe u pamundësoi votimin.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Noka tha se nuk mund ti nxjerrin personat që pretendojnë se u janë blerë kartat e ID “sepse i vrasin kriminelët”.
Ylli Rakipi: Deri më tani nuk kemi parë asnjë provë nga ju, e gjitha është akuzë e përgjithshme. Thoni ra euro, por prit zotëri se euro ka lëvizur herë pas here, është e lidhur me Rusinë. Ndoshta është e vërtetë, nuk e di.
Tjetra ju thoni që Rama ka blerë kartat e identitetit, më nxirr nesër 30 veta flamur Noka unë do vi të të kërkoj ndjesë dhe do të të ulem në këmëbt e tua. Më nxir 30 veta të thonë që Edi Rama na ka marrë kartat
Flamur Noka: Ato nuk i ble direkt Edi Rama.
Ylli Rakipi: Po njerëzit e Ramës që thoni ju, nuk po të kërkoj direkt Edi Ramën. Ku i keni provat?
Flamur Noka: I kemi dërguar OSBE-ODHIR video, se si bëhet pazari i votës. Këta persona na thanë na fshi pamjet e fytyrës sepse na vrasin. Kush i mbron? Se thatë nxirrni. Kush i mbron, shteti? Vrasësit ishin me shoqërimin e policisë. Ky është shqetësimi. Unë jam badigard? Jam polic? Jam roje?