Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka përsëritur apelin për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit.
Këtë herë ajo ka rikujtuar vendimin e SHBA për Tom Doshin, të cilin e ka futur në listën e zezë.
Kim ka postuar në Twitter vendimin e sekretarit të SHBA që Tom Doshi të jetë në listë të zezë, duke e akuzuar si të përfshirë në korrupsion.
Sipas ambasadores amerikane, votuesit meritojnë kandidatë më të mirë se Doshi.
‘Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Sigurisht, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se sa kaq”, tha Kim. ( https://www.state.gov/press-releases )