Ambasadorja Yuri Kim bashkë me ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka kanë lundruar përgjatë gjirit të Vlorës me anijen P-134 Butrinti.”
Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.
Postimi i Ambasadës Amerikane
Sot, Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.
Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare.