Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo kërkon që Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.
“Pozitive të shoh progresin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.
Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi”, shkruan Kim.