Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë se SPAK po jep rezultate. Me anë të një statusi në twitter, Kim shprehet se SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi ashtu sikurse e kërkon populli shqiptar.
“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, shkruan Yuri Kim.
Kjo deklarat e zonjës ambasadore bie në kundërshtim me deklarimet e drejtuesit qesharak të opozitës, i cili çdo ditë deklaron se reforma në drejtësi është e kapur nga qeveria dhe drejtësia do vijë kur Luli Basha do bëhet Kryeministër.
Madje për të luftuar korrupsionin dhe krimin, Luli do na marri në dorë drejtësinë, si kryeprokuror nga ato të Saliut dhe do e luftoj krimin me ligjin Anti-Mafia të bërë nga ai dhe qeveria që kurrë nuk do ekzistoj ajo e hajfdutëve dhe e kriminelave të pandëshkuar e sojt të tij në kohën që ligji Anti-Mafie ka vite që funksionon./Ekskluzive.al