Ditën e djeshme Gjykata zhbllokoi pronat e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla duke u hequr sekuestron.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dërgoi për gjykim çështjen ndaj ish kryeprokurorit Llalla.
Lidhur me këtë veprim ka reaguar ashper ambasadorja amerikane ne Tirane Yuri Kim.
Ajo kujton se pavarësisht kësaj, mbetet ne fuqi vendimi i Departamentit Amerikan te Shtetit për vendosjen e Llallës në listën e zezë dhe heqjen e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyje ne SHBA.
“Vetëm një kujtesë se ky emërtim mbetet në fuqi”, shkruan Kim, në Twitter duke publikuar vendimin e e DASH për vendosjen e Llallës në listën e zezë.