Në emisionin e djeshëm të Grida Dumës “Top Story”, katër pupacët e Gent Sejkos vendosën të bien “dëshmorë” para popullit që i dëgjonte, teksa lehnin në mbrojtje të mashtrimit më të madh financiar që ka ndodhur në Shqipëri, pas atij të firmave piramidale të ’97, mashtrimit me mikrokredi.
Pas vetvrasjes në dyert e SPAK të Pal Trashaj, në pikën kur s’ka më asnjë alibi për krimin barbar që karteli Ibro-Meskuti u ka bërë mijëra shqiptarëve, në media dhe ekrane u hodhën në “sulm” pupacët e Guvernatorit, të përhershmit e ikriminuar Denis Deralla dhe Spiro Brumbulli.
Rrugës për në SPAK gjetën edhe dy qenlehës me halle të ngjashme, hajdutin recidivist Emin Barçi dhe deputetin e PS, Eduart “do vjedhim me stil” Shalësi. Ky i fundit, në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë në Parlament, është përbetuar që shokun e tij të ngushtë, Gent Sejko, do ta strehojë në zyrat e Parlamentit derisa ta arrestojë Dumani.
Pupaci Brumbulli dhe Deralla, fytyrat e një sistemi të korruptuar bankar
Minoritari Spiro Brumbulli ka 6 vjet që leh si kone e thinjur nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Bankave, në mbrojtje të punës së Guvernatorit Gent Sejko, pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, edhe pse supozohet që Shoqata e bankave është e ‘kontrolluar’ prej BSH dhe duhet të ndjehet e frustruar nga kontrollet e “rrepta” të Guvernatorit.
Spiro Brumbulli fshehur pas pamjes prej babaxhani, në vitin 2000 falsifikoi të gjitha bilancet e ish Bankës Agrare për të lehtësuar transformimin e saj në bankë private.
Më pas banka u ble për një “kothere” nga turqit që falimentuan një bankë kryesore në Satmboll dhe erdhën në Shqipëri për të blerë BKT-në që është sot, banka që ka të gjitha llogaritë e mashtrimit të MCA-Final, dhe mban peng llogaritë e mijëra shqiptarëve të vjedhur nga karteli Ibro-Meskuti. Minoritari Brumbulli, sot ushtar i Sejkos, dikur i “tigrit” Ahmetaj, është korrieri i “parave” të pista që qarkullojnë ndërmjet Guverntorit dhe CEO-ve të bankave që duhet të paguajnë haraçin mujor ose vjetor që bisnesi të vazhdojë qetë.
Brumbulli si shpërblim ka përfituar “aksione” në pasuri të palujtshme që shiten nga bankat kur i merren borxhlinjve dhe dyshohet edhe për transaksione në prona që kanë vjedhur mashtruesit e MCA.
Me vilë në fshatin e oligarkëve në Rolling Hills në Tiranë, Brumbulli deklaron si të ardhura vetëm rrogën e tij si Sekretar shoqate.
Misoni i Brumbullit është t’i shpjegojë opinionit që s’merr vesh publik se “Banka e Shqipërisë me ardhjen e Sejkos në 2016 si Guvernator, ka shpëtuar ekonominë e Shqipërisë nga kreditë e këqija, kur ato janë 4 % sot nga 25 % që ishin në 2013”.
Me një justifikim të trashë, brumbulli “i bardhë” përpiqet të justifikojë shitjen e 100 mijë kredive te mashtruesit, “si një instrument që ndihmon industrinë bankare dhe kjo e fundit ekonominë e gjithë Shqipërisë”.
Brumbullit shqiptar me pasaportë greke në xhep, si për Pal Trashajn ashtu dhe mijëra viktimat e MCA-Final, “i vjen keq”, por empatinë e shpreh duke thënë “gjynah ata po kredia duhet paguar”.
Denis Deralla, “mbikqyrësi” i MCA-Final, dërgohet me pahir nga Guvernatori në çdo TV me shpresën që me fytyrën e trishtë të ngjallë mëshirën e SPAK.
Deralla dhe drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe, po hetohen nga SPAK bashkë me Guvrnatorin Sejko si arkitektët e skemës së mikrokredive në Shqipëri. Priten lëvizje të bujshme nga SPAK për këta tre emra të kupolës së Bankës së Shqipërisë.
Kompania “Final” dhe pupaci Barçi
Pupaci tjetër që u shfaq papritur nëpër TV, pas mbylljes së “MCA” dhe “Final”, është Emin Barçi ose ‘pekinezi’ i Fatos Nanos. Barçi mbërthehet nga spazma nervore po dëgjoi të shahen Fatos Nano apo bandat e Mikrokredive.
Hajduti serial Barçi pranon me krenari që është themelues i kompanisë mashtruese “Final” që në 2008, kompania qe përfundoi në duart e banditit Arben Meskutit dhjetë vjet më vonë, duke shkatërruar bashkë me MCA mijëra familje shqiptare.
Kompania “Final” ka një historik për t’u investiguar si mashtrim brenda mashtrimit. Brenda kompanisë dhe historikut të saj, gjen emra të spikatur në botën e mashtrimit financiar si, Robert Mane, Ardian Koni, Elvin Guri, IUTE Kredit ALBANIA, e në fund fare vjen i burgosuri Arben Meskuti.
Kompania është themeluar në 11 Janar 2008 nga dy “konet” e Fatos Nanos të lëshuar të bënin bisnes në kohën e Berishës, Emin Barçi dhe Dritan Shano.
“Fin-al” u licensua fillimisht si kompani që mund të bënte vetëm “Qira Financiare”, por që më vonë mori edhe licensimin për mikrokredi. Barçit të “Fin-al” iu bashkua Robert Mane, një nga mashtruesit më të njohur në botën e biznesit dhe sistemit bankar shqiptar 15 vitet e fundit.
Në 2011 Final-it i shtohet edhe mashtruesi me grada Adrian Koni, një ish doganier i korruptuar i kohës së “Nanos” që më vonë do bëhej edhe drejtor i “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara” post nga e cila u shkarkua në 2024, për abuzime të rënda të gjetura nga KLSh.
Koni ka qënë drejtor i shitjeve të aseteve, në AGROKREDIT sha, në kohën kur kjo kompani microfinance me aksioner shtetin, drejtohej nga Emin Barçi. Dhjetra prona të marra në pronësi nga AGROKREDIT janë grabitur nga dyshja e “Final”, Koni-Barçi.
Bandës “Final” iu bashkua edhe Ardian Kamberi, një personazh i njohur i sistemit bankar, prej shumë vitesh drejtor i ABI Bank. Në Maj 2012, Final me kapital 100.000.000 lekë, nga kompani për “Qira Financiare” u bë “Mikrokredi”, dhe nga “shpk” u bë “sha”.
Pas ardhjes së socialistëve në pushtet, “bankieri” Barçi investoi për “karrierën”, duke ia shitur në Mars 2015 të gjitha e veta në “Final”, grupit “Balfin”. Ky i fundit Final në Korrik 2018 ia transferon aksionet e të gjithë aksionerëve IuteCredit Albania.
Në Maj 2019, 100% të aksioneve të “Final” kalojnë nga IuteCredit Albania për te Arben Meskuti, me një transaksion mashtrues që po hetohet nga SPAK, duke pretenduar që çmimi i shitjes së IuteCredit Albania nuk duhet të paguhej, sepse ishte njëkohësisht edhe debitor i shoqërisë “Final”, për të justifikuar në këtë mënyrë burimin e të ardhurave për blerjen e një shoqërie me kapital 1 milion euro.
Nga ky moment nis historia e Final-it me MCA, që shkatërruan jetën e së paku 100 000 shqiptarëve. Ndërsa Final-isti i parë Emin Barçi bën avokatin e MCA dhe Final për të shpëtuar Guvernatorin Sejko dhe bandën e tij nga dënimi publik.
Ka një arsye që pupaci mikrofinanciar Emin Barçi del të mbrojë Guvernatorin Sejko e të pështyjë mbi të ndjerin Pal Trashaj. Kompania shtetrore microfinancë AGROKREDIT Sha, ku Barçi ka qenë për 6 vjet administrator i emëruar, fillimisht nga Arben Ahmetaj dhe më pas nga Anila Denaj, ka dalë me humbje miliona euro çdo vit që Barçi ka “finalizuar” bilancet.
Vetëm në vitin 2023, AGROKREDIT sha, u verifikua me 1.5 milion euro humbje, fakt që detyroi Ervin Meten ta shkarkojë në Shkurt 2024, Emin Barçin. Përveç ministrit të financave, AGROKREDIT duhet të mbikëqyrej edhe nga Banka e Shqipërisë, pra nga Guvernatori Sejko dhe mbikëqyrësi i tij Denis Derralla.
Arkitektët e skemës së mikrokredive në Bankën e Shqipërisë jo vetëm i panë vjedhjet e Emin Barçit në një kompani mikrokredie shtetrore si AGROKREDIT, por e dërguan pupacion me mision grabitje sikur bënë me Arben Meskutin e Final dhe Olsi Ibron e MCA. Vijon…