Detaje të reja mësohen për ngjarjen e rëndë, ku një dy vjeçar u përplas për vdekje në Fushë-Domje, mbrëmjen e kësaj të shtune.
Abc News ka mësuar se fëmija ka qenë duke luajtur në oborrin e banesës dhe më pas ka dalë në rrugë.
Gjatë këtij momenti, një automjet tip “Benz” i drejtuar nga 58-vjeçari Ylber Manarkolli ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe ka përplasur fëmijën.
Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë. Ai u vu pak në pranga të policisë, pak orë pas aksidenti fatal.