Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku mbeti i vrarë një 52 vjeçar.
Raportohet se viktima është Enver Boriçi, 52 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kadri Qystri”.
Enver Boriçi, ish-anëtar i bandës së Lushnjës, ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë.
Gjithashtu mësohet se vëllai i viktimës, Arben Borici është në burgun e Peqinit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës Aldo Bare.