Prej orës 11:00 të ditës së sotme ka nisur diskutimi në tryezën e Këshillit Politik për të folur ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend.
Në tryezën e Këshillit Politik sot i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Mësohet se i pari që ka hapur diskutimin ka qenë përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri i cili bëri një prezantim të asaj se çfarë ka bërë Kuvendi dhe theksoi faktin që listat e hapura kanë krijuar një mbështetje të gjerë popullore.
Më tej kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një pyetje përfaqësuesve të PD: ‘Ku bie në kundërshtim propozimi për hapjen e listave me marrëveshjen e 5 qershorit?’.
PD-ja ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar për listat e hapura ndërsa për koalicionet ka dalë kundër të këto të ndalohen, duke akuzuar Ramën se po prish marrëveshjen e 5 Qershorit.