Dalin emrat e personave të arrestuar në vendin tonë që kanë rënë në pranga në kuadër të një mega-operacioni që është ndërmarrë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë, ku janë lëshuar 38 urdhër arreste dhe janë sekuestruar disa miliona euro pasuri.
Mësohet se në kuadër të operacionit është vënë në pranga prokurori i Vlorës, Maksim Sota.
Sakaq është arrestuar Ilirjan Balla, ish-nën drejtor i Vlorës, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve. Këto dy aktualisht janë në ‘arrest shtëpie’.
Po ashtu është arrestuar Saimir Kurti drejtor i zyrës së punës në Kavajës, si dhe Festim Lelaj, ish-oficer policie.
“Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit te detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te Brigjeve Pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme”, thuhet në një njoftim të autoriteteve shqiptare.