“Po i jepet kohë për të parë veprimet”! Avokati Idajet Beqiri në një studio televizive foli për arrestin e ish-kryeminsitrit ku theskoi se Sali Berisha vijon edhe të shkelë masën e sigurisë.
“Arresti në shtëpi apo qeli është njësoj. A dalin ata të paraburgimit, që të dalin në dritare dhe të mbledhin simpatizantët? Kjo është çmenduri.
Por Berisha e ka futur veten në këtë rrugë, po vazhdon duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Do shkojë në burg. Mesa duket SPAK kërkon të bëjë gallatë, po i jep kohë për të parë veprimet.
Të leqendiset deri në shkallën e fundit. Ulërin, bërtit, lë njerëzit pa gjumë, aty është rrugë. Sjellje e pahijshme që po e çon drejt burgut. Mendon se nëse shkon në burg, do thonë që është i arrestuar politik.
Por harron se është një hero i mbushur me krime të jashtëzakonshme, që kurrë në këtë vend s’ka pasur një të dytë. Jo thjesht për korrupsion, por për vrasje të mëdha. Nuk mund t’i falet korrupsioni i lartë”, deklaroi avokati.