Zbardhen detajet e dosjes së Sigurimit për Ilir Metën. Ky i fundit e ka mohuar me këmbëngulje se ka nuk qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, por në fakt ka shumë fashikuj që pretendojnë se ai ka spiunuar shokun e klasës Filip Talo, i cili synonte të arratisje jashtë vendit.
Vetë Filip Talo i ka dërguar Autoritetit të Dosjeve një letër, ku kërkon që të rishikohen të dhënat e tij, me argumentin se nuk janë të vërteta. Por në fakt në këtë letër, Talo ka zbuluar shumë informacione nga dosja e Sigurimit.
Alibia e Metës deri tani ishte se nuk kishte biseduar kurrë me Talon për këtë gjë. Madje dhe ky i fundit për ta mbrojtur ish-presidentin shprehej se ai kishte biseduar vetëm me Ilir Muratin, një shok tjetër klase. Ai ka thënë se asnjëherë nuk e ka diskutuar me Metën këtë gjë. Mirëpo sipas fashikujve të Sigurimit, Ilir Meta të dhënat i ka marrë fillimisht në mënyrë të tërthortë dhe pastaj ka pasur biseda me Talon. Në dosje thuhet se Meta është informuar nga Ilir Murati mbi planin e Talos dhe ka raportuar te Sigurimi. Madje aty thuhet se janë përdorur dhe pajisje përgjimi.
Sipas letrës së Talos, në dokumentin “Vendim për të tërhequr në rrjetin informativ të OSSH me bazë detyrimi të objektit Filip Talo”, në faqen “2” pragrafi “II” citohet: “Objekti Filip Talo është marrë në përpunim paraprak më 23.01.1989, mbi bazën e denoncimeve të studentëve Ilir Murati dhe Ilir Metaj dhe me vërtetimin e tyre me teknikë operative më 23.04.1989”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Vetë Talo pretendon se kjo nuk është e vërtetë, por në fakt në dosjen e Sigurimit është e shkruar e zeza mbi të bardhë se ka dy denoncime, nga Ilir Murati dhe nga Ilir Metaj. Më pas sqarohet se: “Për objektin Filip Talo ka denoncuar edhe studenti Ilir Metaj, i cili bisedat armiqësore të Filipit i ka mësuar prej denoncuesit Ilir Murati, pasi janë shokë kursi me njëri-tjetrin dhe me objektin”.
Në faqen “3” paragrafi “III” të këtij dokumenti flitet dhe për biseda: “Nga informacioni i T.O. datë 2.3.1989 del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se: “… ne do të arratiseshim, kështu e kishim llogaritur… s’u hapa shumë (me ty) e përderisa nuk u hap ky muhabet nuk kishe përse të dije më shumë… unë këtë muhabet e kam bërë vetëm me ty, me…… dhe të tjerët nuk kanë punë fare….
Këtë muhabet me ty e bëra në formë shoqërore dhe mora mendimin tënd… jemi 5 veta, pesë shokë….por ti nuk i njeh mor burrë, ikim direkt…është edhe një tjetër me ne, ti nuk e njeh fare atë dhe as ai nuk të njeh ty. Mua më ka dërguar lajm që ai muhabeti ka për tu bëre…. këtë shokun e Durrësit e njoh më mirë…por unë për vete kam hequr dorë, ta thashë edhe atë ditë, me ty nuk ka punë njeri…”.
Kur denoncuesi e pyet nëse ka biseduar me ushtarin e Sarandës, objekti thotë: “…unë e di që atëherë… por ai nuk e di muhabetin fare për atë punë…. ai tha që të arratisemi, të ikim. Po ka besë ai….“.
Kjo është e shkruar në fashikujt e Sigurimit, ndërkohë që Meta dhe Talo e mohojnë. Ky i fundit shprehet se muhabetin e ka bërë me Ilir Muratin dhe jo me Metën. Këtu ngrihet pyetja? Gënjen Talo apo gënjen Sigurimi?
Një tjetër fakt përvëlues është se në dosjen “Relacion për studimin e dosjes të përpunimit aktiv të Filip Talos”, citohet: “Vetë Filipi është marrë në përpunim P.P më 23.1.1998, mbi bazën e denoncimeve të studentëve Ilir Murati dhe Ilir Metaj dhe me vërtetimin e tyre me T.O është ngritur në përpunim aktiv më 23.04.1989”.
Këto janë disa nga detajet e dosjes. Meta i mohon. Po ashtu edhe Filip Talo. Ndërkohë emri Ilir Metaj rezulto në shumë pjesë. Pritet që kur të hapet totalisht dosja të hidhet dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur.