enoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis, që ndodhej tek Astiri.
Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Keti Banushi ka siguruar dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut por dhe zv/drejtoresha e QSUT. Në hetim është dhe Halil Gashi, administrator i kësaj klinike
Një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli i cili kishte pasur të ëmën më tumor që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT është transferuar në klinikën private mjekësore ‘Megis” ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe ti nënshtrohej kimios por nuk kanë pranuar.
Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUT i cili e ka orientuar tek doktor Edmod Gashi Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUT, dhe më pas ky i fundit te klinika Megis për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa. Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operaconin po në këtë klinikë e cila është në pronësi të doktorit Edmond Gashit. Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij.
Dëshmia
Pasi kanë bërë vizitat mjekësore të nënës së tij fillimisht në spitalin e Burrelit ka rezultuar se dyshohej për sëmunde të keqe, e kanë orientuar drejt Onkologjikut në QSUT pasi iu është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këto lloj sëmundjesh.
E kanë sjellë nënën në Tiranë dhe kanë qënë duke pritur në rradhë tek spitali Onkologjik. Kur ka parë në rradhë nënën, vëllain dhe bashkëshorten e tij Emiljano i ka dëgjuar nga theksi që ishin nga Burreli dhe iu është afruar duke i thënë se nëse donin do ti ndihmonte për ti dërguar tek mjeku dhë në fund të cdo gjëje do të flisnin me Emiljanon.
Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi që nuk di të them nëse është i vetmi ose jo që punon tek onkologjiku, mjeku ka parë vetëm letrat që i kishin sjellë nga Burreli, ka bërë dhe një kontroll sipërfaqsor të nënës dhe ia ka bërë gjëndjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjëndja e saj ishte shumë keq. Po në atë moment i ka thënë që vizitat do ti bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij “Megis”pasi në spital kishte vonesa, kishte rradhë dhe puna gjasme nuk priste.
QSUT.
Atë ditë nga QSUT ka shkuar tek klinika “Megis” ku i kanë bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr në telefon Emiljano që pasi i prezantohet pasi paraprakisht kanë shkëmbyer numrat e telefonit me vëllain dhe nusen i thotë se ka dalë përgjigjia e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.
Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.
Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe skishte më nevojë për dicka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikës që i tha që duhet të bënte kimio!!!!!. Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjia është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur (pasi nuk i pëlqeu fakti që kathënë jo për kimiot) dhe është larguar’
Doktor Mondi i ka përshkruar një recetë me një medikament të quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinka e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel” thuhet në dosje
Dëshmitari ka thënë se Emiljano i është afruar vetë nënës gjasme për ta ndihmuar dhe e ka orientuar tek doktori që më pas të shkonin në privat, pasi tani që shohin përgjigjen shprehet se ka kuptuar që gjëndja nuk është aq alarmante.
Nga shuma prej 2700 Euro që është paguar në spitalin privat ai shprehet se nuk di të thotë sa përqind do të merrte Emiljano pasi ska pasur dijeni si e kanë pasur marrdhënien dhe ndarjen e gjërave me njëri tjetrin.
I pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar më, dhe nuk e njeh as si fytyrë pasi sic ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nënën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën.
Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitali ai është shprehur se në dijeninë e tij të gjithë letrat janë në QSUT se aty ka shkuar për herë të parë që janë regjistruar dhe nuk e kanë marrë më dosjen pasi shkuan në privat dhe aty u ngatërrua e gjithë dosja. Ai vendosur në dispozicion një rekomandim të spitalit dhe një recetë të lëshuar Edmond Gashi e cila mban logon e QSUT.
Si funksiononte klinika
Pjesë e skemës ishte Emiljano Lela, doktori i Onkologjikut, Edmond Gashi, administratori i klinikes Halil Gashi dhe mjekja Alketa Ymeri.
Emiljano Lela i cili kishte detyrën e koordinatorit në Shërbimin onkologjik merrte pacientët pa rradhë dhe i dërgonte tek mjek tjetër nga ai që ishte rekomanduar dhe konkretisht tek Edmond Gashi. Për pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit ai merrte përqindje. Më pas mjeku Edmond Gashi i sugjeronte pacientët të shkonin tek klikina e vet private duke iu shpjeguar se është rradhë e madhe në spitalet shtetërore dhe situate është emergjente.
“Mjeku nuk shkonte tek pacientët që kishte në klinikën e vet private kur lajmërohej nga infermierët se pacienti ka temperaturë duke thënë ‘vari leshtë’ kjo e vërtetuar dhe me interceptimin telefonik të përshkruar më sipër. Nuk i tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerat, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë’ thuhet në dosje.
Halil Gashi i cili ishte administrator i klinikës ‘Megis’ nuk jepte fatura tatimore për operacionet e kryera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi etj.
Gjithashtu mjekët punonin të paregjistruar si rasti i mjekes Aleta Ymeri (Pere) e cila ka firmosur në kartelën e pacientes B.XH por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike.