Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë vetingun për plot 64 gjyqtarë dhe prokurorë për shkak të dorëheqjes. 8 prej magjistrave dhanë dorëheqjen para se të niste vetingu, ndërsa 56 të tjerë kanë dorëzuar dorëheqjet në KLGJ në prag të vetingut. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ishte ai që krijoi precedentin e dorëheqjes përpara vetingut. Para se të dilte në seancë dëgjimore ai dha dorëheqjen dhe vetingu u ndërpre. Pas tij kanë qenë dhe 55 të tjerë që sapo janë informuar kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Normalisht ligji ua lejon diçka të tillë, por nëse shohim deklarimet që kanë bërë në ILDKP, rezulton se të dorëhequrit kanë pasuri shumë të larta.
Pasuritë
I pari që dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë është Adriatik Llalla. Para se të largohej ai deklaroi shumë prona. Në vitin 2017 ka deklaruar: Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2 për 1 125 000 lekë; Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2, me çmim 7 380 000 lekë; Blerë tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 1 800 000 lekë. Ndërkohë ka pasur dhe shumë prona të tjerë për të cilat nisën dhe hetimet ndaj tij. Në fund SPAK konkludoi se kishte fshehur pasuritë dhe për këtë arsye dosja shkoi në gjykatë ku dhe u dënua me 2 vite burg. Ndërkohë me pasuri të larta rezultojnë dhe shumë të tjerë. Alaudin Malaj, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë rezulton ndër më të pasurit. Shumë prona ai i ka deklaruar në emër të bashkëshortes, me të cilën është ndarë më pas. Disa nga deklarimet e tij janë: Pronar me 50 % i një banese 106 m2, vlera 7 800 000 lekë. (2003); -Mercedes Benz 16 mijë euro. (2004); -Qira banese 8 100 dollarë. (2005); -Banesë në Durrës me vlerë 21 mijë euro. (2008); -Shitur banesa në Durrës, 31 mijë euro. (2009);
-Bashkëshortja të ardhura nga dividentë në vlerën 3 600 000 lekë si aksionere me 40% pranë Algan shpk (2009); -Bashkëshortja të ardhura nga dividentë 2 667 712 lekë (2010); -Blerë banesë në vlerën 100 000 euro. (2010); -Blerë banesë në vlerën 35 000 euro. (2010); -Bashkëshortja kredi në emër të Algan, me vlerë 250 mijë euro. (2010); -Bashkëshortja dividentë në vlerën 2 943 145 lekë si aksionere (2011) ;-Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 53 mijë euro. (2011). Emri tjetër është Gjin Gjoni, ish-anëtar i Gjykatës së Apelit. Edhe ai ka deklaruar shumë pasuri, pjesa më e madhe në emër të bashkëshortes. Më konkretisht ka deklaruar: Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga interesat e obligacioneve, 1 870 000 lekë;
Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga paga dhe shpërblime nga shoqëria ‘Albania Duty Free Distribution’ sh.p.k, 10 402 000 lekë dhe 37 500 euro; Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga dividenti i shoqërisë ‘Albania Duty Free Distribution’ sh.p.k, që i përket vitit 2015, shuma 14 457 429 lekë. Janë tërhequr 8 000 000 lekë dhe mbeten edhe 6 457 429 lekë. Emër tjetër është Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës. Ndër deklarimet e tij rezulton: Shtuar gjendja cash për vitin 2015, në shumën 11 mijë euro. Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2. Vreshtë me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë. Burimin kursime nga të ardhurat për vitin 2015.
Ja pasuria e disa prej të dorëhequrve në sistemin e drejtësisë
Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë
Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003).
Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003).
Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003).
Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015).
Shtesë në llogari bankare, 42 mijë euro.
Shlyerje detyrimi ndaj Shoqërisë Epidam Shpk, për prenotim të apartamentit të banimit, Mali Robit, Golem Kavajë të deklaruara në vitin 2008, në shumën 40.000 euro (2009).
Blerje toke arë në Farkë Tiranë, me sipërfaqe 3.800 m2, 220.000 euro (2008).
Dhënë me qira një personi fizik, 118.000 euro (2008).
Të ardhura nga shitja e tokës, kësti i parë, 38 503 euro.
Ardian Fullani ka blerë bono thesari me vlerë 15 000 000 lekë me pakësimin e llogarisë së shënuar më lart (2015).
Djali, Erik pronar me 50% i një apartamenti në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).
Vajza, Fiona, pronare me 50% e një apartamenti në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).
Djali, pronar me 50 % i një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”
Vajza, pronare me 50 % e një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”
Djali, pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe trualli në Qerret të Kavajës
Vajza, pronare me 50 % e një shtëpie dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit.
Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë (2010).
Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro (2010).
Shtesë në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, shuma 4.605.196 lekë dhe 3.570 lekë (2009).
Pakësuar nga huadhënia e deklaruar më parë, shuma 4.500.000 lekë (2009).
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si guvernator i BSH, shuma 6.298.248 lekë (2009).
Honorare, Këshilli Mbikëqyrës i 2.737.800 lekë (2009).
Prenotim për apartament banimi me adresë Mali Robit me Shoqërinë “Epidam” Shpk, me deklaratë noteriale datë 26.3.2008, duke shlyer 50.000 euro, bashkëpronar së bashku me bashkëshorten, 50.000 euro
Toka arë sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, blerë me 17.12.2008, në shumën 8.000.000 lekë, paguar 2.000.000 lekë diferenca do të jepet në përfundim të procesit të regjistrimit të ZRPP Tiranë, shuma 8.000.000 lekë (2008).
Adriatik Llalla, ish-Kryeprokuror
Pasuria për 2017
Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2 për 1 125 000 lekë.
Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2, me çmim 7 380 000 lekë.
Blerë tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 1 800 000 lekë.
Pakësuar llogaria bankare 87 984 euro, ndërsa gjendja aktuale është 52 711 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse e pagës me 1 689 996 lekë.
Pakësuar gjendja cash me 500 000 lekë.
Paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 700 344 lekë.
Të ardhura nga raporti i barrëlindjes së bashkëshortit, 588 658 lekë.
Blerë automjet bashkëshortja, 4 800 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse, 167 708 lekë.
Aleksandër Muskaj, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë
Viti 2016
Të ardhura nga interesat bankare të llogarisë “Futura” në emër të fëmijës, 73 516 lekë. Gjendja e llogarisë bankare “Futura” në dt. 31.12.2016, 2 814 677 lekë.
Të ardhura bruto nga qiraja, 7 200 euro. Pas pagesës së tatimit në burim për vitin 2016 prej 164 700 lekë, të ardhurat neto janë 850 000 lekë.
Gjendja cash pakësuar me – 5 850 GBP, gjendja në dt. 31.12.2016, 0 GBP, pjesë e regjimit martesor, (50% me 50% me bashkëshorten).
Gjendja cash pakësuar me – 15 000 euro, gjendja në dt. 31.12.2016, 0 lekë, pjesë e regjimit martesor, (50% me 50% me bashkëshorten).
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 1 432 euro, të ardhura këto të siguruara si pagesë për një trajnim nga COE, nga të ardhurat familjare dhe nga kreditimi prej 599 euro e qirasë, pjesë e regjimit martesor, (50 % me 50 % me bashkëshorten).
Viti 2015
Është mbyllur depozita Futura duke tërhequr shumë 2 515 000 lekë.
shitur bono thesari në shumë 4 300 000 lekë dhe transferuar me konvertim në dollarë në një depozitë ku janë 33 500 usd.
Krijuar cash nga depozita e hapur e djalit në vlerën 5 850 GBP.
shtesë e depozitës futura për vajzën me 240 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga bonot e thesarit, shtuar me 140 000 lekë.
Të ardhura nga interesat vjetore, të dy llogarive “Futura” të fëmijëve, 193 000 lekë.
Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë
Viti 2015
Të ardhura nga depozita bankare 78 568 lekë.
Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.
Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.
Bashkëshorti zoti Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.
Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë ku nuk deklarohet arsyeja e tërheqjes.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge në universitetin BEDER 40 000 lekë.
Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.
Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.
Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.
Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.
Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.
Evelina Qirjako, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë
Viti 2016
Zonja deklaron një llogari me vlerë 153 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 me 64 euro dhe llogari bankare me vlerë 196 mijë, shtuar gjatë vitit 2016 me 987 euro. Gjyqtarja deklaron gjithashtu llogari me vlerë 56 mijë euro pakësuar me 41 814 euro, llogari 22 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 po me 22 mijë euro, llogari rrjedhëse 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro, llogari 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro, llogari rrjedhëse 373 euro, pakësuar me 373 euro, llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë, llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD etj. Gjatë vitit 2016, zonja thotë se ka shitur një apartament me sipërfaqe 67 m2, me vlerë 22 mijë euro. Anëtarja e Gjykatës së Lartë duket se ka edhe pasuri të tjera të paluajtshme, pasi nga dhënia me qira e pronave, vetëm për vitin 2016, deklaron 40 mijë euro si dhe 2 958 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve.
Guxim Zenelaj, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë
Viti 2016
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 292.62 m2, burimi i krijimit: Kontrata e sipërmarrjes…
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 62 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.35 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 60.36 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 66.58 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 59 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.36 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 61 m2.
Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2
Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 15 m2
Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, 218.06 m2. Origjina e kësaj pasurie: Kontratë datë 14.09.2007. Janë dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin, Lezhë. Vlera e blerjes së truallit 16 000 euro. Burimi i krijimit: Pjesë e shitjes së shtëpisë në Rr. Don Bosko, me çmim shitje 55 mijë euro. Paga dhe shpërblime si gjyqtar, 1 566 456 lekë.
Pensioni i nënës, 1 22 676 lekë.
Qira për objektin lokale dhe ambiente banimi në Shëngjin, 30 mijë euro
Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës
Viti 2015
Shtuar gjendja cash për vitin 2015, në shumën 11 mijë euro. Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2. Vresht me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë. Burimin kursime nga të ardhurat për vitin 2015. Llogari rrjedhëse në euro e kredisë në emër të Sanije Bulku Fusha, shtuar me 220 euro. Llogari rrjedhëse në lekë e kredisë në emër të Petrit Fushës, shtuar me shumën 110 741 lekë. Arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë. Arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit. Shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, 1 895 110 lekë. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë. Të ardhura nga qiraja e lokalit, 60 mijë euro. Kredi në emër të Sanije Bulku, 35 mijë euro, shlyer 27 mijë euro. Kredi në emër të Petrit Fushës, gjendje detyrimi 3 257 041 lekë. Sanije Bulku, bashkëshortja, llogari i pagës, shtuar 34 000 lekë. Të ardhura nga puna si specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, 34,996 lekë. Aldi Fusha, djali, të ardhura si specialist pranë DPSHTRR, 127 500 lekë.
Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë
Bashkëshortja aksionere në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”.
Bashkëshortja llogari rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme.
Shitur pasuria e paluajtshme në Tiranë, 250 mijë euro.
Paga si gjyqtar, 1 278 828 lekë.
Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 211 365 lekë.
Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore…, 352 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si aksionere në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 2 589 786 lekë.
Shitja e kuotave nga bashkëshortja në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 50 000 lekë.
Kredi bankare në BKT, në shumën 50 mijë euro.
Shlyer kredia bankare, 2 538 000 lekë.
Aksionere në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 50% të kuotave janë dhuruar nga ortaku Ardit Hajdini.
Aludin Malaj, ish-kryetar i Apelit Tiranë
Pronar me 50 % i një banese 106 m2, vlera 7 800 000 lekë. (2003)
Mercedes Benz 16 mijë euro. (2004)
Qira banese 8 100 dollar. (2005)
Banesë në Durrës me vlerë 21 mijë euro. (2008)
Shitur banesa në Durrës, 31 mijë euro. (2009)
Bashkëshortja të ardhura nga dividentë në vlerën 3 600 000 lekë si aksionere me 40% pranë Algan shpk (2009)
Bashkëshortja të ardhura nga dividentë 2 667 712 lekë (2010)
Blerë banesë në vlerën 100 000 euro. (2010)
Blerë banesë në vlerën 35 000 euro. (2010)
Bashkëshortja kredi në emër të Algan, me vlerë 250 mijë euro. (2010)
Bashkëshortja dividentë në vlerën 2 943 145 lekë si aksionere (2011)
Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 53 mijë euro. (2011)
Bashkëshortja të ardhura nga dividentë në vlerën 2 940 000 lekë (2012)
Bashkëshortja shitur makinë në vlerën 60 000 euro. (2012)
Marrë 9 000 euro nga shitja e veturës tip BMË me çmim shitje 19 000 euro. (2012)
Bashkëshortja marrë dhuratë apartament 122 m2 në Tiranë nga babai i bashkëshortit. (2012)
Bashkëshortja marrë dhuratë apartament banimi 96.6 m2 në Tiranë nga babai i bashkëshortit. (2012)
Bashkëshortja të ardhura nga ushtrimi i aktivitetit të noteres 19 254 460 lekë. (2013)
Bashkëshortja të ardhura nga qira në vlerën 7 020 euro. (2013)
Bashkëshortja të ardhura nga qira në vlerën 219 600 lekë. (2013)
Bashkëshortja të ardhura nga qira në vlerën 7 560 euro. (2013)
Gjin Gjoni, ish-anëtar i Gjykatës së Apelit Tiranë
Viti 2016
-Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga inte resat e obligacioneve, 1 870 000 lekë.
-Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga paga dhe shpërblime nga shoqëria ‘Albania Duty Free Distribution’ sh.p.k, 10 402 000 lekë dhe 37 500 euro.
-Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga dividenti i shoqërisë ‘Albania Duty Free Distribution’ sh.p.k, që i përket vitit 2015, shuma 14 457 429 lekë. Janë tërhequr 8 000 000 lekë dhe mbeten edhe 6 457 429 lekë.
-Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga dividenti i shoqërisë ‘Albcos Albanian Cosmetics’ sh.p.k, 2 729 231 lekë.
-Kontratë sipërmarrjeje në vazhdim për kontratën e dt. 04.07.2013, në bashkëpronësi me bashkëshorten, Znj. Elona Çaushi, vlera 130 000 euro. Të ardhurat janë siguruar nga dy kredi të marra përkatësisht më 01.04.2016 në vlerën 100 000 euro dhe 20.04.2016 në vlerën 30 000 euro.
– Shtim pasurie në shumën 411 276 euro pas revokimit të kontratës për vilën tek Rolling Hills më dt. 13.05.2016, pjesa takuese 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten).
– Kredi bankare në bankën NBG, e përbashkët me bashkëshorten, Znj. Elona Çaushi si bashkëkredimarrëse, marrë më 27.03.2008 për 15 vjet, me këst mujor 666.76 euro në shumën 90 000 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 44 885.86 euro.
– Kartë krediti Amex-Black, kartë e dytë bashkëngjitur kartës primare në emër të Znj. Elona Çaushi, mbuluar nga Znj. Elona Çaushi, – 5 930 euro.
– Kartë krediti Amerikan Express Gold në Bankën Credins, detyrimi i shlyer 13 000 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, – 8 371.67 euro.
-Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Credins, të ardhura nga qiraja e lokalit, 13 euro.
– Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Credins më 31.12.2016, të ardhura nga rroga dhe shpërblime, 75 574 lekë.
– Bashkëshortja, Z. Elona Çaushi, kontratë overdrafti në Bankën Credins mbi pagën në vlerën 1 000 000 lekë.
– Bashkëshortja, Z. Elona Çaushi, overdraft për kartën e kreditit Amex Black në Bankën Credins me limit 75 000 euro, gjendja më 31.12.2016 është – 5 930 euro.
– Bashkëshortja, Z. Elona Çaushi, gjendja e llogarisë bankare në Bankën Credins, më 31.12.2016, të ardhura nga pagat, shpërblimet dhe dividenti, 35 988.27 euro.
– Bashkëshortja, Z. Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në Bankën Credins, më 31.12.2016, të ardhura nga pagat, shpërblimet dhe dividenti, 4 109 934.6 lekë.
– Bashkëshortja, Z. Elona Çaushi, gjendja e llogarisë bankare në Bankën Credins më 31.12.2016 është 61.47 dollarë.
– Bashkëshortja, Z. Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në bankën Credins më 31.12.2016 është 3 173 276.66 lekë.
– Bashkëshortja, Z. Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në bankën Credins më 31.12.2016 plus interesat, 158 428.28 dollarë.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në bankën Credins më 31.12.2016, të ardhura nga zgjidhja e kontratës plus interesat mbi këtë shumë, 411 565.3 euro, pjesa takuese 50 %.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, kontratë obligacionesh me bankën Credins me dt. 17.11.2015 dhe afat maturimi 31.12.2017, blerë me të ardhura nga dividenti i kompanisë ‘Albania Duty Free Distribution’ sh.p.k, në vlerën 22 000 000 lekë. Fitimi i marrë gjatë vitit 2016 është 1 870 000 lekë.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në Societe Generale Strasbourg France më 30.12.2016, të ardhura nga rroga dhe shpërblimet, 6 273.39 euro.
18) Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare dhe llogarisë rrjedhëse në Erste Bank Viene, Austri më 30.12.2016, të ardhura nga rroga dhe shpërblime, 10 597.76 euro.
19) Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, kredi bankare në bankën Credins, në shumën 130 000 euro me afat 180 muaj, marrë më 01.04.2016. Detyrimi i shlyer, 9 072.9 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 126 508 euro.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, punime shtesë nga shoqëria, vlera 2 766 000 lekë.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, shtesë pasurie pas kthimit të huasë në bazë të kontratës dt. 22.01.2016 me afat maturimi 1-vjeçar, 40 000 euro + 4 000 euro interes.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, kontratë huaje nënshkruar më 03.05.2016 me shoqërinë ‘Albania Duty Free Distribution’ sh.p.k, kthyer më 13.05.2016 në vlerën 1 500 000 lekë, pa interesa.