Gjykata ka publikuar arsyetimin një ditë pasi GJKKO dënoi në shkallë të parë me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Sipas Gjykatës, dënimi do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Llalla u shpall fajtor për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit.
Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:
1 – Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
2- Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
3- Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
4- Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
5- Tokë arë, me sipërfaqe 2500 m², ndodhur në Tiranë.