Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga një mediaje austriake, se presidenti i Republikës dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kishin paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump. bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2017.
Kryemadhi në një intervistë për Syri.net, pretendoi se artikulli i ‘Kronen Zeitung’ është i rremë.
Siipas kryetares së LSI, një artikull i tillë është i sponsorizuar nga persona të cilët në vijimësi i ka akuzuar se kanë lidhje me aferën e invceneratorëve, të cilët sipas saj tashmë jetojnë në Vjenë. Bëhet fjalë për Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.
“Është një fletushkë. Që nuk merr përsipër as të vendosë emrin e artikullshkruesit. ‘Grupi i Vjenës’, ku Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, grupi i inceneratorëve që jetojnë në Vjenë, paguajnë para të shtrenjta për qiratë.
Të subvencionuara dhe të nxitura nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Në grahmat e fundit të një sulmi që mund të ndodhë së shpejti sepse dosja e inceneratorëve po pasurohet…”, u shpreh Kryemadhi.