Sali Berisha ka bërë një zbulim të madh: Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu, i blejnë këpucët njësoj si Aleksandër Vuçiç.
“Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një foto ku duken kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidentët Thaçi e Vuçi si dhe gazetari Baton Haxhiu.
Në foto, të kartërt personat në fjalë kanë veshur të njëjtat këpucë. Berisha e ka postuar foton në rrjetin social si një ironi ndaj deklarimeve të fundit të Ramës, i cili shpesh është akuzuar si bashkëpunëtor me Vuçiç e Thaçin në shtyrjen përpara të idesë për shkëmbimin e territorit.
Vetëm pak ditë më parë, Rama do të shprehej se jo vetëm që ka qenë kundër, porse do të kallëzonte penalisht dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili është shprehur gjithashtu disa herë se Rama ka qenë pro idesë së shkëmbimit të territoreve”, shkruan një nga portalet pranë opozitës.
Pas këtij zbulimi, Edi Ramës, Hashim Thaçit e Baton Haxhiut nuk iu mbetet që të kërkojnë falje.
Si guxojnë ata e mbajnë të njëtat këpucë, si Aleksandër Vuçiç.(TemA)