Në audiopërgjimin e publikuar ditën e djeshme nga FSHF, dëgjohet se si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hedh vrerë ndaj legjendës bardheblu Sulejman Mema, gjatë një takimi me Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës.
“Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi k*rva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën”, dëgjohet të ketë thënë Veliaj në audiopërgjim.
Arsyeja pse degradoi fjalori i Veliaj si një rrugaç i rëndomtë, me një fjalor të padenjë për qytetarin numër 1 të Tiranës, është bërë firma e Sul Memës në një letër drejtuar FIFA-s, ku ai denonconte presionet e Bashkisë për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Akuza ndaj Erion Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në letër është e qartë: shantazhim, kërcënim ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Menjëherë pas takimit, Veliaj kishte publikuar në rrjetet sociale, ku thoshte se Sul Mema kishte dhënë dorëheqjen nga shoqata, por Mema shpjegonte se kjo nuk ishte e vërtetë.
Në foton mëposhtë mund të dalloni fare qartë dyfytyrësinë e Veliaj ndaj Memës, që dikur e quante mik të mirë dhe ishte mirënjohës për kontributin e tij në sport, ndërsa sot pa kurrfarë problemi e quan rrotë k*ri dhe burracak.