Partia Demokratike kundërshton t’i njohur zgjedhjet e 25 prillit. Sikurse e tha edhe Lulzim Basha sot, demokratë i konsiderojnë këto zgjedhje si një masakër elektorale, të blera dhe të lidhura me botën e krimit.
Ndërkohë Neës24, zbulon detaje të reja nga grupi i punës së PD për problematikat në zgjedhjet e 25 prillit.
Mësohet se një grup juristësh dhe ekspertë teknologjie po punojnë për të faktuar e dokumentuar të gjitha problemet që do të përmblidhen më pas në një “dosje të zezë”.
Grupi i punës ka përfshirë që periudhën 4 muaj para zgjedhjeve për të parë aktivitetin e institucioneve shtetërore dhe për të faktuar ndikimin e tyre tek qytetarët, pretendimet gjatë fushatës, ditën e votimit më 25 prill si dhe më pas gjatë numërimit
Basha dje u komunikoi krerëve të degëve të PD se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen, por u ka lënë porosi të grumbullojnë të gjitha faktet e problematikave në zgjedhje.