Në dy ditët e fundit moderatorja Alketa Vejsiu ka postuar në rrjetet sociale një kopertinë të Forbes UK, ku pretendon më pas se revista që ajo drejton është zgjedhur për një projekt të rëndësishëm ku evidentohen talentet e rinj.
Gazetarja Rezearta Çaushaj ka kontaktuar me Forbes. Emailin ia ka vënë në dispozicion ZËRI, ku thuhet se Forbes nuk ka asnjë lidhje me të quajturën “Forbes UK”. Nuk dimë nëse moderatorja ka rënë pre e ndonjë skeme mashtrimi por partneriteti i shpallur me FORBES, është lajm i rremë.
Lajmi për Alketën titullohej: Kurora e tre-fishtë: Mbretëreshë e TV, Medias Digjitale dhe Biznesit). Ndërkohë që artikulli nuk përmbante emrin e gazetarit, po ‘Forbes Staff’, ndërsa në fund të shkrimit, kishte një sqarim mbi ‘Forbes Staff’, ku tekstualisht shkruhej:
‘Stafi i Forbes është një anëtar i nderuar i ekipit prestigjioz të Forbes Angli, i përkushtuar për të ofruar përmbajtje të jashtëzakonshme dhe gazetari të thellë. Me një njohuri të gjerë të peizazhit të biznesit lokal dhe një angazhim të palëkundur për të zbuluar histori magjepsëse, Stafi i Forbes shfaq ekspertizën e tyre në fushën e raportimit të biznesit. Si një kontribues i respektuar dhe i dashur për Forbes Angli, ata u ofrojnë lexuesve perspektiva të paçmueshme mbi ekosistemin e gjallë dhe dinamik të biznesit të Anglisë’.
Çfarë tha Alketa teksa postonte kopertinën e Forbes UK:
“Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK! Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une ne te thjeshten time jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare , mund te jemi vend i vogel por endrrat i kemi pasur gjithmone te medha. Jam ndjere gjithmone “nje qytetare e botes” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten shqiptare. Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollarë.
Gjithashtu @revistaclass_ do te jete partnere e Forbes ne Shqiperi dhe Kosove duke evidentuar te tjere personazhe shqiptare qe meritojne vemendje ne vitrina nderkombetare; ndaj ky artikull hap rrugen per te tjere te rinj shqiptare qe me historite e tyre frymezuese do kene dritaren e tyre (sipas disa kritereve perzgjedhjeje nga Stafi Editorial i Forbes dhe @revistaclass).”
Ndërkohë në rrjet kanë dalë edhe tarifat e pagesës së shkrimeve të tilla promocionale, që kushtojnë rreth 1500 dollarë.