Emiljano Nina është 23-vjeçari që u arrestua sot nga policia për të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar brenda disko “Havana” në Dhërmi. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes një grupi personash në një kohë kur lokali i natës ishte mjaft i populluar.
I riu i arrestuar është një personazh i njohur për policinë. Ai ka qenë arrestuar si bashkëpunëtor në një vrasje të bujshme në kryeqytet në vitin 2015.
Në Linzë të Tiranë u vra në ambientet e një parkingu Enton Nikaj dhe një nga autorët e dyshuar ka qenë pikërisht Emiljano Nina, atëherë 20-vjeç. Nuk është e qartë se si ai ka lënë qelitë e burgut ku ka qenë i dënuar si bashkëpunëtor në krim.