Në 2011, ish drejtori i ALUIZNI Shaban Memia shkarkon Ferdinand Shehun nga detyra e drejtorit të ALUIZNIT. 8 vite më vonë, emri i Ferdinand Shehut del në skenë sërish.
Aq shumë leke ka bërë ky funksionar te ALUIZNI, sa organet kompetente se kapën ditën e sotme pas hetimeve të gjata, kur donte të nxirrte jashtë Shqipërisë shumën prej 1 milionë eurosh, ndërkohë që 500 mijë të tjera i ka në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
Po kush është Ferdinand Shehu?
Një ish zyrtar i PD u shkarkua nga detyra me motivacionin për mungesë integriteti personal dhe mashtrim të orgave emëruese përmes manipulimit në jetëshkrim.
Ku sipas autoriteteve nuk kishte vendosur në CV një eksperiencë pune 4 vjecare në Hetuesinë e Vlorës dhe ka fshirë detyren si efektiv në ministrinë e Rendit Publik.
Më vonë u mor me LZHK, por pas disa viteve të dështuara në politikë, u angazhua në biznesin privat. Tashmë do të duhet të justifikojë burimin e të ardhurave.