Ndërkohë që edhe pak ditë na ndajnë nga ‘Big Brother VIP’, po zbulohen një nga një edhe personazhet që do i shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Iconstyle” ka zbuluar se një tjetër konkurrente që do i bashkohet spektaklit është aktorja Ema Andrea.
regon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë…
Së fundmi janë konfirmuar si pjesë e “Big Brother VIP” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj.
Së fundmi, gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.
“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel. Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”, u shpreh Eraldo.