Bashkimi Europian ka emëruar Silvio Gonzato si ambasador në Tiranë.
Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell njoftoi emërimin e Gonzatos në krye të delegacionit të BE-së në vendin tonë.
Gonzato është një emër i spikatur në diplomacinë europiane.
Po ashtu ai është pjesë e komunitetit LGBTQ, ku shpesh ka marrë pjesë në protesta për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti.
Kuqezi sjell disa foto të ambasadorit të ri të BE në Tiranë duke udhëhequr protestat dhe disa me partnerin e tij.
Nuk përjashtohet mundësia që ambasadori i ri të ketë një përplasje në distancë në Tiranë me Tritan Shehun, i njohur për deklaratat e tij kundër komunitetit.
Gonzato ka shërbyer më parë si zëvendës ambasador i BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.
Gonzato e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij (trembëdhjetë vjet) duke punuar në Sekretariate të ndryshme të Komitetit, duke mbuluar politikat e brendshme dhe të jashtme. Përgjegjësitë e tij përfshinin këshillimin e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me organizimin e aktiviteteve të Komisionit, kontaktet me institucionet e tjera të BE-së, marrëdhëniet me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe kontaktet me misionet diplomatike në Bruksel.
Kujtojmë që Gonzato zëvendëson në këtë detyrë Luigi Sorecën, pasi ky i fundit përfundoi misionin diplomatik në vendin tonë më 15 nëntor. Soreca u rikthye në Tiranë për 3 muaj si ambasador i përkohshëm i BE në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.