Kreu i radhës i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, pasi shumë kritikash për ndërhyrje në procesin zgjedhor, për të justifikuar tymnajën që ka hapur në opinion, tentoi edhe njëherë të prezantoi strategjinë për parandalimin e krimeve elektorale, në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile.
Në spndazhet e fundit SPAK ka në rënie pikat të repurtacionit dhe besushmërisë publike. Veprimet antiligjore si në rastin e Veliajt dhe tentativat për të ndërhyrë në procesin zgjedhor nën kamuflimin e luftës ndaj krimit i’a kanë ulur edhe më shumë shkallën e besushmëris.ë
Ndaj Dumani po e ndjenë “lagështirën” dhe ndryshe nga prezantimet publike të aksionit personal të tij, me një Task Force të dyshimt ai nuk u dëgjua të thoshte se… do parandalojmë, survejojmë dhe monitorojmë proçesin zgjedhor në terren, por vetëm do hetojmë në terren çdo shkelje.
Mirëpo edhe kjo diklaratë ka handikapin e saj, sepse SPAK është strukturë “gazerme” pra zyre dhe jo strukturë terreni, e pavarësisht se Dumani nuk e thotë… nëse ushtarët e tij shpërndahen në terren, ata atëhere kanë shkelur ligjin e funksionit të instuticionit të shtetit dhe sigurisht do kthehen në survejuesa dhe intimiduesa të zjedhsave pa dashje, duke kryer vetë një krim zgjedhor
Altin Dumani ose nuk i njeh detyrimet dhe funksonin Kushtetues të SPAK-ut ose ka kapur “deliri i madhështisë”, duke mos njohur as veten dhe çfarë përfaqëson ai dhe struktura që ai drejton, SPAK-u.
Ndaj edhe njëherë për ta kthyer me këmbë në tokë, që të heqi dorë nga guximi i shkeljes së Kushtetutës dhe të kaloi në seriozitetin e kryerjes së detyrës, po publikojmë funksionet e SPAK dhe kush janë strukturat e survejimit dhe ndalimit të elementëve të krimit dhe veprimtarive kriminale, që zoti Dumani me Task Forcën e tij do t’i zhbëjë, duke tentuar të marrë detyra që nuk i takojnë.
1-Prokuroria e Posaçme
Prokuroria është pala ligjore përgjegjëse për paraqitjen e çështjes në një proces penal kundër një individi të akuzuar për shkelje të ligjit. Në mënyrë tipike, prokurori përfaqëson shtetin ose qeverinë në çështjen e ngritur kundër personit të akuzuar.
Neni 148-dh pika 1/ Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale pra hetimin dhe përfaqëson akuzën para gjykatave të posaçme të parashikuara në nenin 135, pika 2, të Kushtetutës, si dhe para Gjykatës së Lartë.
2-Policia e shtetit
Ligjin nr. 58/2017, datë 20.4.2017 neni 1
Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit
të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe
liritë e njeriut.
3-Shërbimi Informativ
ligjin nr.8479, datë 29.4.1999)
Neni 2
Shërbimi Informativ Kombëtar siguron informacionin e
domosdoshëm nga zbulimi dhe kundërzbulimi për problemet që lidhen
me sigurimin kombëtar dhe krimin apo korrupsionin.
Pra SPAK ka detyrë Kushtetuese vëtëm hetimin, çdo devijim tjetër është vepër e rëndë penale. Fatkeqësi e madhe nëse Altin Dumani është “analfabet funksional” në fushën e ligjit. /Ekskluzive.al