• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zëdhënësja e Ilir Metës sulmon Silva Cakën: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

September 26, 2025
in Aktualitet, Debat

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme, duke e cilësuar si dikush që “zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit”.

Zëdhënësja e presidentit te Partisë se Lirisë, Jasmira Memelli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se Silva Caka ishte larguar nga PL për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, por sipas tyre, rezultoi diçka tjetër.

“Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, Memelli shprehet se “nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet”, duke iu referuar deklaratave të hershme të Silva Cakes ndaj kryeministrit apo qeverisë.

Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e presidentit te Partisë se Lirisë

Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.

Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.

Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

Next Post

Klevis Balliu shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Jam gati të përballem me regjimin

Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për financimin e fushatës nga Gadafi

"Egërsohet" Donald Trump, kërkon hetim mbi “sabotimin e trefishtë” të OKB-së: Tre incidente nuk ishin rastësi

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved