Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nga emisioni “Real Story” i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me mos respektimin e radhës për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
“Është bllokim i pastër. Kemi dhe absurditetin tjetër, kur afati kushtetues pezullohet me një letër. Afati as nuk mund të pezullohet, as të zgjatet. Presidenti kishte 30 ditë kohë për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese”, u shpreh Ulsi Manja.
Ndërsa teksa u pyet se pse zgjodhi dy anëtarë ai u përgjigj: “Sepse dy vakanca kishte”.