Deputeti socialist Taulant Balla pyetur nëse do të ketë zgjedhjet e parakohshme parlamentare siç pretendon opozita mohoi një gjë të tillë.
Ai tha se socialistët do të fitojnë edhe zgjedhjet e qershorit 2021.
“Çdo vend ka një kalendar politik. Çdo parti ka një kalendar politik dhe çdo shumicë parlamentare ka një kalendar politik mbi të cilën ka kontraktuar marrëdhënien e vetë me zgjedhësit. Ne kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë të firmosur në vitin 2017. Dhe kjo kontratë e jona ka për të çuar përpara këtë reform për të cilën neve flasim. Nëse neve nuk do ti kishim qëndruar kësaj fjale të dhënë nuk do të kishim mundësinë të kishim një shumicë të konsoliduar në kuvendin e Shqipërisë të hënën për të mundësuar dy anëtarët e parë zgjedhur nga Kuvendi të Kushtetueses. Gjatë mandatit të parë kemi votuar më shumë se 30 ligje që lidhen me reformën në drejtësi. Vijojmë me reforma të tjera të shërbimeve nda njerëzve me vëmendje ndaj njerëzve. Dhe dua të them që kalendari ynë politik është për të vijuar përpara edhe pse u krijua një pesimizëm në radhët e shqiptarëve të këtij vendi në lidhje një mosvendim nga ana e KE edhe pse Shqipëria I kishte përmbushur të gjitha detyrimet e saj. Jam besimplotë se në samitin e Zagrebit Shqipëria e Maqedonia e Veriut do t’i fillojnë bisedimet sepse nuk është çështje që lidhet me ne por që lidhet me çështjet e brendshme të BE. Për ta thënë troç ne do ti fitojmë zgjedhjet e qershorit 2021.”