Avokat Spartak Ngjela u shpreh se politikanët janë të trembur jo vetëm nga reforma në drejtësi por dhe ndryshimin e sistemit.
Spartak Ngjela: “Palët janë të trembura. Basha është trembur. Nuk ka rëndësi pse është trembur por kuptohet se është frikësuar. Dy janë arsyet. E para sëpata që ka ngritur SPAK. Të shohim kë do të godasë. Mendojmë se do të godasë korrupsionin e lartë shtetëror. E dyta ishte kërkesa e opozitës aktuale në parlament për ndryshimin e sistemit.”
Ngjela eshte i bindur se krerët e politikës së sotme nuk duan ndryshimin e sistemit pasi ato dalin tërësisht nga politika.
Spartak Ngjela: Nëse sistemi shkon maxhoritar ose me lista të hapura të gjithë krerët e politikës së sotme nuk dalin deputetë. Nuk kanë asnjë mundësi sepse nuk i do populli sepse i quajnë shkaktarë të kësaj gjendje. Ua kanë sjellë në majë të hundës.
Këta që po bëjnë këtë lëvizje janë të trembur si nga reforma në drejtësi për vendosjen e pushteteve gjyqësore që garanton votën e lirë por dhe me ndryshimin e sistemit. Sic duket kanë mendimin që reformën në drejtësi do ta shtyjnë. Ose kanë vendosur me njëri tjetrin që të hyjnë menjëherë në zgjedhje që të bllokojnë reformën në drejtësi. Nëse këta shpallin zgjedhje për dy muaj atëherë bllokohet reforma në drejtësi. Por këtë nuk e lejon politika amerikane dhe e BE-së. Kot lodhen
Beti Njuma: Atëherë mendoni se nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme?
Spartak Ngjela: Jo nuk ka zgjedhje të parakohshme sepse nuk ka përgatitje për drejtësi. Padrejtësia shqiptare vjen tek zgjedhjet. Zgjedhjet kanë ardhur të manipuluara sepse nuk ka pasur drejtësi të pavarur.