Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana shprehet se nëse PS-ja vijon në këto ritme, e ka të sigurt fitoren edhe në vitin 2021.
Ai shkruan:
“Kam nisur angazhimin tim në PS me energjinë e një të riu. U rrita profesionalisht aty, gjithnjë me vizionin e qartë për t’i shërbyer njerëzve dhe qytetit tim.
Falenderoj Partinë Socialiste që ma besoi mua drejtimin për tre vite. Përveçse kam punuar për të përmirësuar çdo gjë nën kompetencën time, kam kuptuar se si mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe të forcojmë nivelin lokal. Ta bëjmë politikën jo në zyra, por të prekshme për njerëzit e zakonshëm.
Pas tre viteve si kryetar i partisë më të madhe në vend, dua të shpreh mirënjohjen time për çdo anëtar të thjeshtë të Partisë Socialiste si dhe mirënjohjen për qytetarët e Shijakut që më kanë mbështetur edhe pse shumë prej tyre janë apartiak. Suksese në detyren e re 4 vjeçare kandidatit të PS-së. Vetëm duke punuar fort do vazhdojmë të jemi forca e parë edhe në zgjedhjet e 2021, duke ndjekur strategji për të pasur rezultate sa më pozitive në punën tonë të përditshme. Ne besojmë te mundësitë që na ofron e ardhmja. Me bindje të plotë do të realizojmë më të mirën për ju”.