Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit kanë nxjerrë edhe njëherë në pah aleancën mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Ky i fundit do të vijojë i qetë detyrën e kreut të shtetit shqiptarë deri në 24 korrik, për shkak se Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili në qershor të vitit 2021 e shkarkoi Metën me plot 104 vota.
Për rrjedhojë vendimi i Kushtetuese duket se ka zbutur Ilir Metën, i cili javën e fundit është shfaqur i moderuara, ndonëse gjatë këtyre 5 viteve që ka qenë në krye të Presidencës, ai, ka treguar se është një president partiak.
Madje kjo gjë është vërtetuar më së miri në gjuhën e përdorur prej tij, i cili ka hedhur akuza të forta në adresë të qeverisë dhe ndërkombëtarëve. Por duket se qetësia e Metës është thjeshtë një fasadë, pasi në prapavijë ai po punon fort, duke u marrë me fushatë. Gazeta ka mësuar se në kudër të zgjedhjeve të 6 marsit, Meta ka nisur takime në zona të ndryshme ku qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.
Sipas informacioneve, mësohet se kreu i shtetit ka zhvilluar takime me të fortët e Shkodrës dhe Dibrës, të cilët në gjuhën popullore njihen si persona me rekorde kriminale, ndërkohë që qëllimi i tij është mbledhja e sa më shumë votave për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” që udhëhiqet nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ish-kryeministri Berisha.
Në këtë kontekst, mësohet se Meta është parë në takim në Shkodër dhe Dibër, duke kërkura vota për kandidatët Bardh Spahia dhe Premtim Kryemadhi. Pra Meta po shkel hapur pretimin e tij se do të qëndrojë mbi palët, për shkak se është president i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ka dalë në terren dhe po kërkon vota për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, sikundër janë zoti Spahia dhe Kryemadhit, duke i ardhur në ndihmë Berishës.
Meta dhe Berisha, aletet i vjetër
Por sinjale se ai e mbështet fuqishme një koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, non grata Sali Berisha ka dhënë edhe gjatë kësaj fundjave, gjatë një takim që zhvilloi me qytetarët të Shkodrës në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, teksa sqaroi arsyen e daljes në një koalicion me LSI në këto zgjedhje të pjesshme, që gjithsesi pranon se kishte projekt të përfshiheshin në një aleancë edhe kjo garë elektorale të mos zhvillohej në këtë moment.
“Unë edhe po të mos kishim zgjedhje të pjesshme lokale, do të shkoja dhe mbështetja një koalicion me LSI”, deklaroi ai. Ndërkohë lidhur me shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Berisha tha se nuk kanë një marrëveshje financiare si koalicion dhe se takimet mbulohen pa ndihmën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Të imagjinosh që “Shtëpia e lirisë” të dalë e treta është si të imagjinosh një popullsi eskimeze në shkretëtirë. Nuk përgjigjem dot për gjërat që nuk mund të ndodhin. Sa i përket buxhetit ka një fond transparent me shpenzime modeste që do të jetë i hapur për t’u kontrolluar nga kushdo me transparencë të plotë. Nuk kemi marrëveshje financiare si koalicion. Secili e bën fushatën vetë. Nuk ka bashkërendim financiar”, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha.