Ministri i Jashtëm Italian, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, si edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Ministri italian konfirmoi për dy aktorët kryesorë politikë, rëndësinë e dosmodoshme, për të siguruar respektimin e rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Në kuadër të kontestimeve të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, Ministri i jashtëm italian përsëritit se pavarësisht divergjencave mes forcave politike shqiptare, është shumë e rëndësishme të evitohet cdo formë e d.hunës dhe mendimet e qëndrimet e gjithësecilit të shprehen në mënyrë demokratike.
Me këtë “frymë realiteti të rëndë në reciprokitet me dialektikën politike kundërshtare”, ka theksuar ministri “duhet të sigurohet, siguria dhe korrektësia e procesit elektoral në Shqipëri” i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar, i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjnë pjesëvëzhgues nga shumë vende përfshirë edhe Italinë