Nga Musa Kurtulaj
Dy ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve në Francë, në studion e një televizioni të Tiranës u ulen 3 të ftuar. Një ish-zv/ministre e punëve të jashtëme, një ish-ambasador dhe një ish-ushtarak që e prezantojnë edhe si ekspert të sigurisë.
Humbjen e Makron dhe fitoren e pjesëshme të Le Pen, këta e komentuan si deshtim të multikulturalizmit, si deshtim të globalizmit, si deshtim të liberalizmit dhe si deshtim të politikave të hapjes së BE me liberalizim të vizave dhe qarkullimin e lirë e, jo vetëm kaq, por edhe si deshtim të demokracisë si sistem politik!
Madje bënë thirrje Le Pen të mos quhet e djathta ekstreme por normale, dhe kritikuan median e mjediset politike europiane që forca të tilla politike i quajn të djathta ekstreme ! E mësojmë ne nga Tirana Europen, si ti etiketojë forcat politike !!!!
Ata arriten deri aty sa thanë se Evropa dhe Perendimi në terësi me strukturat e tyre kolektive si BE, KE ,PE OSBE e tjerë, janë bindur se nuk kanë të ardhme ndaj rrota e historisë po kthehet tek shtetet kombe, sovranizmi, vendosja e kufijve e kontrolli i rreptë i tyre dhe mbyllja per emigrantet !
E jo vetëm kaq por vunë në pikëpyetje edhe vazhdimin e mbrojtjes kolektive nga NATO ! Kaq të sigurtë ishin sa thanë se me zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë me 7 korrik, perfundimisht Le Pen arrinë fitoren absulute dhe menjëherë fillon shkatërrimi i kësaj “oligarkise” europiane dhe “ndarja” e Europes në shtetet kombe e sanksionimi i sovranitetit ! Per një moment e mblodha veten pasi, duke dëgjuar deklarime të tilla, mëndova mos televizorin e kam derguar në ndonjë stacion të Moskes, që mund të ketë hapur per konjekturë emision në gjuhen shqipe ! Por jo, ishte, siç e thashë në fillim, në një kanal tv të Tiranës !
Nejse, sot jemi me daten 8 korrik, një ditë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë. Le Pen jo vetem nuk fitoi shumicen, por u rëndit e treta, ndersa koalicioni i majtë i pari kurse partia e Makron e dyta !
Kështu, jo vetëm që nuk doli asnjë parashikim i 3 “profetëve të famshëm” të zhvillimeve politike nderkombëtare në Tiranë, por Francezët i konfirmuan Europes në shumicë se janë të vëndosur per të ecur perpara në “autostraden” e vlerave të derisotme demokratike, që nisen rrugëtimin pas Luftes së Dytë Botërore me të drejtat e njeriut, Bashkimin Europian, qarkullimin e lirë, multikulturalizmin, liberalizmin, sistemin e mbrojtjes së përbashkët (NATO), globalizmin e të tjera.
Si nuk e kuptojnë këta farë analistësh, se nuk kanë takatin të analizojnë as zhvillimet në lagjet e tyre, dhe jo më të analizojnë Evropen e Boten duke bërë edhe parashikime ! Kaq trutharë janë që nuk e kuptojnë kaq gjë por duan të mësojnë Evropen !