Ministri për Diasporën, Pandeli Majko gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, sot ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.
Ndërkaq kujtojmë dhe përpjekjet e qeverisë për regjistrimin e adresave të emigrantëve. Një vendim i Qeverisë, i publikuar në fletoren zyrtare, i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania. Në aplikacionin E-Albania do të ketë një dritare të veçantë, ku emigrantët do të kenë mundësi të regjistrohen. Por Majko thotë se po komunikon me KQZ që emigrantët të votojnë edhe pa regjsitruar adresat.
Edhe KQZ ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit
Vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e “5 qershorit”, megjithatë në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Diskutimi në Nënkomision:
Majko: Emigrantet votojnë dhe pa treguar adresat
Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura për mundësojnë votën e emigrantëve.
Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim.
Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.
Elona Gjebrea: Si shkon kjo në raport me ligjin e vitit 2016?
Majko: Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do rregjistrohen drejtpërdrejt.