• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, November 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zgjedhjet/ PS fitore të thellë në Vlorë, Berat, Cërrik e Tepelenë, Mat! PD e fshehur pas të pavarurve pëson sërish disfatë ë rëndë!

November 10, 2025
in Aktualitet

Asnjë surprizë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit. Partia Socialiste është fituesja e padiskutueshme duke marrë një rezultat të thellë, ndërsa numërimi po vijon ende vetëm në Mat, ku edhe aty kryeson kandidati socialist. PD e Sali Berishës, ndonëse në këto zgjedhje zgjodhi që të fshihej pas kandidatëve të pavarur, ka pësuar disfatën e radhës.

VLORË

Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin, bashki në të cilën pati pjesëmarrjen më të ulët me 12,5% të zgjedhësve. Drejtuesja e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti të marrë një fitore të thellë me 78% ose 15 672 vota.
LEXO EDHE:
Bojkoti i zgjedhjeve, fitoi heshtja, humbi demokracia

‘Gara’ e vetme në Vlorë ishte se cili prej dy kandidatëve të pavarur opozitarë do të ruante vendin e dytë. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD dhe aleatët mori 2333 vota ose 11.68%, ndërsa këshilltari i PD i cili u rebelua ndaj partisë mori 1975 vota ose 9.88%, një diferencë e ngushtë me vetëm 358 vota. Në këtë bashki, PD ka një tkurrje 13.52% krahasuar me rezultatet e 11 majit, kur mori 25.2% të votave në këtë bashki, ndërsa PS rritet me 19%.

CËRRIK

E njëjta panoramë paraqitet edhe në Bashkinë e Cërrikut ku PS ka fituar fitoren me 66.22%. Kandidati Florenc Doka ka marrë 6201 vota, një diferencë prej 4313 votash nga kandidati i pavarur i cili u mbështet nga PD, Amarildo Hoxha. Ky i fundit ka marrë 1888 vota, një diferencë tejet e ngushtë prej 613 votash me kandidatin Eligert Hima të Shqipëria Bëhet, i cili mori 1275 vota. Krahasuar me rezultatet e 11 majit në këtë Bashki, PS shënon një rritje me 6.72%, ndërsa PD tkurret me 9,14%.

BERAT

Diferenca është e frikshme edhe në Bashkinë e Beratit. Kandidati socialist ka marrë fitoren me 13050 vota ose 83.35% kundrejt 2607 votave ose 16.65% të kandidatit të mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa. Po të krahasojmë këtë rezultat me zgjedhjet e 11 majit, PS rritet në këtë bashki me 28%, ndërsa PD tkurret me 16.75%.

TEPELENË

E njëjta situatë paraqitet edhe në Tepelenë, e cila në total kishte 21 Qendra Votimi dhe në këtë bashki për herë të parë u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual. PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota. Ndërkohë, kandidati i mbështetur nga PS, 26-vjecari Gabriel Guma ka siguruar vetëm 928 vota. PS rritet me 9.5% krahasuar me rezultatet e 11 majit në këtë bashki, ndërsa PD tkurret me gati 1%.

MAT

Numërimi po vijon vetëm në Mat, bashki në të cilën sërish kryeson PS. Kandidati i PS, Altin Bojini numëron 5847 vota ose 68.61%, ndërsa rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD ka Eduart Brahilika ka marrë 25.66% ose 2187 vota. Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur deri më tani rezulton me 5.73% ose 488 vota.

Në total, vetëm 18.45% nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote hodhën votën në kutitë e votimit në të 5-ta bashkitë. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e pjesshmë të së dielës, ku votuan vetëm 12.54 përqind.

Next Post

Nga "Sleepy Joe" në "Dozy Trump"... Thashethemet për rënien e shëndetit mendor të presidentit amerikan

Balotazhi në Kosovë/ Pjesëmarrja 32.5%! LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3! Lista Serbe rimerr Kllokotin! Mamusha me minoritet turk zgjedh KDPT

Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Andorra - Shqipëri: Tifozët e Kombëtares mbushin tribunat e vendasve

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved