Shumë shpejt, çmimi i biletave të avioneve do të ulet edhe në Shqipëri. Këtë e thote drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Kerri, i cili i ftuar ne emisionin ‘7pa5’ në Vizion Plus shpjegoi se kjo do të vijë për shkak të zgjerimit të kapaciteteve të linjave ‘low cost’.
Sipas zotit Kerri, trendi ne rritje i fluturimeve drejt Shqipërisë me ‘charter’ vërteton se jemi një vend tërheqës edhe për kompanitë ajrore.
Shumë shpejt nisin negociatat me kompaninë turke per aeroportin e Vlorës, ndërkohë që pritet shprehja e interesit me anë të një studimi fizibiliteti për Aeroportin e Kukësit nga një tjetër firmë e huaj.
Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, aktualisht janë 16 linja që ofrojnë fluturime nga Rinasi: Adria Airways, Alitalia, Austrian Airlines, British Airways, Tuifly, Lufthansa, Aegean Airlines, Turkish Airlines, Pegasus Airlines, Blue Panorama Airlines, Air Serbia, Albawings, Mistral Air, Transavia, Volotea.
Janë 29 destinacione ku mund të shkoni direkt, nga të cilat 17 janë drejt qyteteve të Italisë, ku është dhe trafiku më i lartë, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që punojnë aty.