Në një deklaratë për mediat, Kokëdhima shprehet se “Sot qeveria vulos ligjin për ta shembur, pasi një burokrat i Komisionit Evropian ka kthyer një përgjigje “as mish as peshk”. PD demek është kundër prishjes”.
Kokëdhima më tej deklaroi se Deputetët e PD-së kanë brraktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë.
“Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën në 17 shtator për të mbytyr luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja, dhe dashnorët e betonit.”-tha Kokëdhima.
Sipas Kokëdhimës, artistët dhe intelektualët presin më kot t’ua zgjidhë problemin kjo politikë.
Deklarata e plotë:
Qeveria, Opozita dhe BE, përballë popullit dhe artistëve për Teatrin. Sot qeveria vulos ligjin për ta shembur, pasi një burokrat i Komisionit Evropian ka kthyer një përgjigje “as mish as peshk”. PD demek është kundër prishjes. Deputetët e saj kanë brraktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën në 17 shtator për të mbytyr luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja, dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk!Artistët dhe intelektualët presin më kot t’ua zgjidhë problemin kjo politikë. Burokrati i Brukselit nuk pyeti për vullnetin e popullit, as se si u hoq Teatri nga lista e monumenteve të kulturës. Ai u përgjigj thatë: Bëni tender dhe jeni në rregull me konkurencën. Populli ynë i etur për pak drejtësi, u beson naivisht ndërkombëtarëve si të ishin perëndia. Politikanët e Tiranës janë ilegjitimë, të dalë nga zgjedhje të vjedhura, të dhunuara dhe të pabarabarta.