Zvarritja e reformës rrezikon mbylljen e dosjeve të mëdha të korrupsionit, me në krye aferën e CEZ. Kjo dosje ka rreth 1 vit në prokurori dhe ajo është ende në fazë shqyrtimi, që do të thotë se rrezikon të mbyllet. Dosje tjetër që me shumë gjasë do mbyllet është ajo e privatizimit të OSSH nga CEZ. Bëhet fjalë për një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe 20 zyrtarëve të tjerë të tij. Dosja po hetohet nga Prokuroria e Tiranës dhe afatet hetimore kanë skaduar dhe dosja rrezikon të mbyllet.
Paditësi Romeo Kara në një reagim në rrjetet sociale thotë se nëse kjo gjë do të ndodhë, zgjidhja do të jenë revoltat popullore.
“Nëse politika do të mbyllë hetimet e dosjeve te korrupsionit, zgjidhja do të jetë revolta popullore dhe atëherë do t’i marrin seriozisht malet Berisha, Meta & Company. Ne nuk mund të falimentojmë kurrsesi si popull përpara krimit dhe as nuk do te mbetemi përjete skllevër të krimit. Pasurite e çdo lloj krimi, përfshire dhe atë të korrupsionit politik, do t’i kthehen popullit.Koha do t’a tregoje se zgjidhje tjetër nuk ka”, shkruan juristi Kara.
Sa më shumë vonon SPAK, aq më shumë rriten shanset që personat me dosje korrupsioni t’ia hedhin paq.